Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

 

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk kanë të numëruar e të përshkruar veprat që Mitrush Kuteli i la trashëgim qytetërimit shqiptar, madje, disa prej tyre nuk njihen ende as nga vetë studiuesit. Kjo jo vetëm për shkak të karakterit shumë-përmasor të krijimtarisë së tij, por edhe për shkak të një të vërtete tjetër: sepse shoqëria shqiptare, institucionet e saj, midis tyre edhe Akademia jonë e Shkencave, Kutelit e kfrijimtarisë së tij i janë kushtuar pak, shumë herë më pak se e meritonte, për të ndriçuar si figurë e si vepër, duke i mbetur ende borxhlinj.

***

 

Fjala e hapjes në konferencën shkencore “Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

 

I nderuar prof. Dhimitri Bello, Rektor i Universitetit të Korçës Fan Noli;

I nderuar z. Ilir Xhakolli, kryetar i bashkisë së qytetit të Pogradecit;

Të nderuar studiues, pjesëmarrës e kontribuues në këtë konferencë, ardhur nga universitetet tona këtu e në Kosovë, si dhe nga qendra studimore në Rumani, Itali e Gjermani;

Të dashur Atalanta, Doruntina e Pandeli;

 

Është kënaqësi e nder për mua të hap këtë konferencë, të cilën Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Korçës dhe bashkinë e Pogradecit, ia kushtojnë - për herë të parë që nga themelimi i saj gjysmë shekulli më parë - personalitetit të jashtëzakonshëm në jetë e në vepër, Dhimitër Paskos, që ne të gjithë e njohim me emrin aq të dashur e aq popullor të artit, Mitrush Kutelit.

 

I formuar si ekonomist, i diplomuar dhe i doktoruar në shkencën e ekonomisë dhe financës me cilësimin më të lartë, Kuteli i ka dhënë shumë historisë së letrave dhe të kulturës sonë kombëtare: si shkrimtar dhe si publicist; si kritik letrar, editor dhe mbështetës i autorëve më të shquar të kohës: Fan Nolit, Lasgush Poradecit e Migjenit; si shqipërues që i dha gjuhës shqipe dimension barazie me gjuhë kulturash e qytetërimesh të mëdha; si mendimtar libertin, që, po të shpreheshim me fjalët e Nolit, me paraqitjen përtallëse që e portretizoi, i dha dërrmën bejlurçinës, otomanizmit që vazhdonte të mbijetonte edhe pas vdekjes së perandorisë, frymës anadollake që nuk po i shqitej atdheut tonë.

 

Nuk kanë të numëruar e të përshkruar veprat që Mitrush Kuteli i la trashëgim qytetërimit shqiptar, madje, disa prej tyre nuk njihen ende as nga vetë studiuesit. Kjo jo vetëm për shkak të karakterit shumë-përmasor të krijimtarisë së tij, por edhe për shkak të një të vërtete tjetër: sepse shoqëria shqiptare, institucionet e saj, midis tyre edhe Akademia jonë e Shkencave, Kutelit e krijimtarisë së tij i janë kushtuar pak, shumë herë më pak se e meritonte, për të ndriçuar si figurë e si vepër, duke i mbetur ende borxhlinj.

 

Të nderuar pjesëmarrës, për të shpërblyer sadopak këtë detyrim, në vlerësim të kontributit të madh të Kutelit në fushën e letrave, juria e posaçme, e përbërë nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe kryetarët e komisioneve të përhershme, me vendimin nr. 40, datë 7.07.2022, bazuar në propozimin e njëzëshëm të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, vendosi t’i akordojë Dhimitër Paskos mirënjohjen publike më të lartë që jepet nga ky institucion, Nderi i Akademisë, me motivacionin:

 

Shkrimtar me veprimtari krijuese origjinale në prozë dhe poezi; një ndër themeluesit kryesorë të prozës moderne shqiptare; mjeshtër i ligjërimit e rrëfimit, fantazisë dhe së magjishmes; krijues e rikrijues virtuoz mbi bazën e motiveve tradicionale të botës shqiptare; shqipërues i kryeveprave botërore dhe pasurues i gjuhës shqipe; publicist e mendimtar kritik; studiues me vepra të suksesshme në disa fusha të dijes; veprimtar gjurmëlënës në rrugën e përparimit shoqëror e qytetar të vendit.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave

Akad. Skënder Gjinushi