Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

MARTIN CAMAJ NË SISTEMIN LETRAR SHQIPTAR

 

Akad. Shaban Sinani: Martin Camaj është shkrimtari më i rëndësishëm i nënsistemit letrar shqiptar të diasporës në një gjysmë shekulli. Ai është paraprirës i letërsisë së botuar shqipe në Kosovë e themelues i saj. Ai mbetet fenomen unik në letërsi dhe studiuesit do të kenë punë për një kohë të gjatë me të.

(Fjala e akad. Shaban Sinanit, sekretar shkencor i ASH në tryezën shkencore në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe poetit Martin Camaj)

***

 

Veprimtaria u mbajt nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike pranë saj.

Morën pjesë akad. Francesco Altimari, prof. dr. Bashkim Kuçuku, prof.dr.Bardhyl Demiraj, akad. asoc. Stefan Çapaliku, prof..dr. Mimoza Priku, prof.as.dr. Evalda Paci, prof..as.dr. Viola Isufaj, dr.Belfjore Qose - Zifla, Ledio Hala,  prof.dr. Blerina Suta, dr. Jolanda Lila, akad. Matteo Mandalà.

 

Fjala përshëndetëse e akad. Shaban Sinanit:

Të nderuar pjesëmarrës, studiues të veprës së Martin Camajt, shkrimtar e dijetar i shquar që u nda nga jeta 30 vjet më parë,

 

Akademia e Shkencave, me këtë tryezë shkencore që ju ka bashkuar, nderon sot figurën-emblemë të krijuesit cilësor dhe të kërkuesit të ditur; editorit, pedagogut e përkthyesit, Martin Camaj. Në figurën e tij janë shartuar në harmoni të plotë tiparet më të vyera të malësorit tradicional shqiptar dhe të intelektualit europeist. 

 

Martin Camaj u largua në moshë shumë të re nga vendi i tij dhe u kthye ngadalë dhe shumë vonë tek lexuesi i vet. Ai i përjetoi dhe i pësoi të gjitha dëmet që sjell humbja e lexuesit të parë. Martin Camajt iu privua kjo e drejtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Atdheu i munguar ishte fati i zgjedhur dhe njëherësh fataliteti i jetës së tij. Ai u përball me dinjitet krijues e qytetar me të dyja dhe ia doli mbanë.

 

Martin Camaj e nisi krijimtarinë me dy vëllime me poezi shkruar si një rapsod i veriut me gegërishten e Elbasanit. Në Romë shqipja e tij dhe kodi i krijimtarisë u bë më vetjak, duke i tradhtuar të dyja shkollat tradicionale shkodrane, sipas shprehjes së njohur të Koliqit. Gjatë gjithë jetës së tij shkroi shumë vëllime me poezi e romane, duke u shquar si themeluesi i një gegërishtje mbidialektore, as e Shkodrës, as e Kosovës, që mund të lexohej lirisht edhe në të folmet jugore.

 

Siç dihet, Martin Camaj nuk ishte entuziast për shqipen e njësuar dhe për bazën e saj dialektore, por ai e njihte atë si një realitet që duhej respektuar. Dhe këtë e pati shprehur edhe në mënyrë deklarative.

 

Në fazën e pjekurisë letrare, kur tek Martin Camaj u krijua bindja e mjeshtrit, ai krijoi letërsi të vërtetë bashkëkohore, mbështetur në rrjedhat europiane të modernizmit, në fillim duke ndjekur modelin e profesorit të tij Italian futuristit Ungareti e më pas duke absolutizuar kultin e formës dhe përmbajtjen shumështresore.

 

Martin Camaj është shkrimtari më i rëndësishëm i nënsistemit letrar shqiptar të diasporës në një gjysmë shekulli. Ai është paraprirës i letërsisë së botuar shqipe në Kosovë e themelues i saj.

Camaj zgjodhi për model një lexues të së ardhmes, me të cilin nuk është bashkuar ende plotësisht.

 

Gjithë jeta e tij shkoi në kërkim të rrënjëve të të parëve, e gjithë letërsia e tij është e mbushur me njerëz tradicionalë. Ai rikrijoi përfytyrimin e kultures dhe traditës shqiptare si një palimpsest.

Martin Camaj donte një Shqipëri tjetër, jo si ajo Pasluftës, prandaj dhe u largua, por kurrë nuk tha një fjalë të keqe për të as para të huajve, as para të vetëve. Qendroi larg saj me dinjitetin e njeriut që nuk mund të mohonte as vendlindjen, as atdheun.

 

Parimisht Camaj e kishte refuzuar realizmin socialist, por në revistën Shêjzat, më e mira në diasporë, që e drejtoi për shumë vjet, shkroi recensione promovuese për shkrimtarët më përfaqësues të saj.

 

Shumë iu ankuan Camajt pse nuk po shkruante si Fishta apo si Koliqi, si franceskanët apo si jezuitët, së paku të shkruante si Migjeni. Të tjerë e quanin jo pa qesëndi Mjeda i vogël, Mjeduk. Ai vetë nuk shqetësohej aspak nga përcaktime të tilla dhe ndoqi një rrugë që nuk e kishin hapur të tjerët më parë dhe as bashkëkohësit e vet.

 

Studiuesit, në kohë të mëparshme e më të vona, ia kanë ndarë krijimtarinë në periudha sipas vendit ku jetoi: periudha jugosllave, periudha italiane, periudha gjermane. Megjithëse vepra e tij ka një vazhdimësi të brendshme gjithnjë në rritje cilësore, pa kthesa e kapërcime, pa përthyerje aksidentale.

 

Martin Camaj bën pjesë tek të paktët shkrimtarë-shkencëtarë që ka letërsia shqipe. Studiues i Buzukut dhe Bogdanit, hartues i fjalorit të plotësuar me shpjegime të Kristoforidhit, autor gramatikash të shqipes dhe antologjish letrare, Camaj qendron në krye të atyre krijuesve që i zgjodhi me dije parimet krijuese që duhej të ndiqte në krijimtari dhe nuk shkoi për rastësi tek zgjedhjet e veta estetike.

 

Ai mbetet fenomen unik në letërsi dhe studiuesit do të kenë punë për një kohë të gjatë me të.

Urime tryezës shkencore dhe faleminderit për vëmendjen.