Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Zgjerohet me tre anëtarë të rinj komisioni i përhershëm i shkencave ekonomike sociale dhe juridike

 

Prof.dr. Vasilika Hysi; prof. dr. Klodiana Gorica; prof. asoc. Nikollaq Pano i bashkohen komisionit të Akademisë së Shkencave

***

 

 

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti në zyrën e tij e tre anëtarë të rinj: prof.dr. Vasilika Hysi, prof. dr. Klodiana Gorica, prof.asoc. Nikollaq Pano, që u zgjodhën në përbërjen e komisionit të shkencave sociale, juridike, ekonomike me vendimin nr.38  të datës 28.06. 2022 të kryesisë së ASH.

 

Pasi u paraqit vendimi nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi, në praninë e zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Vasil Tole, sekretarit shkencor Shaban Sinani dhe akad. Anastas Angjelit, kryetar i komisionit të shkencave sociale, juridike, ekonomike, tre anëtarët e rinj shprehën gatishmërinë për të kontribuar e bashkëpunuar me Akademinë e Shkencave.

 

Prof.dr. Vasilika Hysi e cila ka bashkëpunuar edhe më parë me Akademinë e Shkencave si redaktore e redaksisë juridike për fjalorin enciklopedik dhe është shquar si deputete e veprimtare për mbështetjen e ligjit te ri për reformimin e Akademisë, tha se e vlerëson zgjedhjen në këtë komision në një kohë që Akademia e Shkencave e ka zgjeruar frymëmarrjen e saj. 

 

Prof.dr. Hysi premtoi se do të kontribuojë për Akademinë  e Shkencave, e çliruar tashmë ajo vetë nga disa detyrime të mëparshme, me synimin për të forcuar aktivitetin e Akademisë veçanërisht në shkencat juridike.

Akademia e Shkencave ka nevojë për koordinimin e institucioneve brenda e jashtë saj, tha prof.dr. Hysi, e cila premtoi se do të jap ndihmesën e saj në këtë drejtim.

 

Prof. Klodiana Gorica tha se ka një përvojë të mirë bashkëpunimi me projektet europiane dhe u shpreh se është e lumtur që do të bashkëpunojë me Akademinë e Shkencave në këtë fazë të rritjes së nivelit e aktivitetit  shkencore te Akademisë.

 

Prof. asoc. Nikollaq Pano tha se e ka parë gjithmonë Akademinë e Shkencave si tempullin e dijes dhe do t’i bashkohet e do të kontribuojë në nismën e këtij institucioni për të përfshirë rininë në projekte të kërkimit shkencor sidomos ne drejtim te ngritjes së startupe-ve.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi theksoi se Akademia e Shkencave e ka si detyrë kryesore koordinimin me institucionet shkencore jashtë saj, ku përmendi punën  koordinuese që është bërë me njësitë e reja si NanoAlb, e cila koordinon punën e 26 njësive të vogla të kërkimit shkencor që shtrihen në gjithë trevat shqiptare.

Ai shtoi se gjatë periudhës së reformimit të Akademisë së Shkencave, nëpërmjet komisioneve dhe njësive te reja është aplikuar për projekte e janë financuar disa të tille. Vetë Akademia nuk përfiton prej tyre materialisht, por shërben si  nxitëse e koordinuese në aplikimin e realizimin e projekteve kërkimore. 

 

Kështu Akademia e Shkencave nuk e ka luksin për të qenë një akademi honorifike, por synon te kthehet ne një akademi për punë, siç u theksua edhe nga kryetari i komisionit akad. Anastas Angjeli.