Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Grupi “Duncreagan” për herë të parë në Shqipëri, koncert në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

 

Lideri i grupit, Thomas McKean: Shqipërinë e kam njohur më parë nga folklori, studiova historinë e lashtë të popullit shqiptar

***

 

 

Lideri i grupit “Duncreagan”, Thomas McKean ishte i pranishëm në konferencën për mediat që u mbajt sot në mesdrekë.

Ai shprehu kënaqësinë e organizimit të këtij koncerti për herë të parë në Shqipëri.

 

Shqipërinë e kam njohur më parë nga folklori. Duke studiuar folklorin, unë studiova edhe historinë e lashtë të popullit shqiptar. Jam shumë i kënaqur që do të perfomojnë këtu bashkë me këngët tradicionale edhe këngët shqiptare - tha Thomas McKean.

 

Në konferencën për mediat ishin të pranishëm zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave akad. Vasil Tole, sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave akad. Shaban Sinani dhe bashkorganizatorja e Konferencës së 50-të Ndërkombëtare të Studiuesve të Baladës, Olimbi Velaj. 

 

Akad. Vasil Tole tha se ky koncert është si një bori paralajmëruese e një veprimtarie të rëndësishme siç është Konferenca e 50-të ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës që do të mbahet nga Akademia e Shkencave në shtator në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar të Baladave.

 

Akad. Tole foli edhe për veçoritë e repertorit me interpretimet inovative të muzikës irlandeze, skoceze dhe arbëreshe. Ai tha se është një muzikë që vjen nga studime të thelluara të traditës.

Ndërsa për sa i përket interpretimit të dy baladave shqiptare “O yll i bukur” dhe “Kopile, moj kopile” që do të interpretojë grupi “Duncreagan”, akad. Tole tha se janë zbuluar elementë që iu përshtaten instrumenteve tradicionale që përdor grupi “Duncreagan”.

 

Akad. Shaban Sinani tha se Konferenca e 50-të ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës ka një rëndësi të veçantë për kërkimin shkencor të traditës dhe trashëgimisë kulturore. Konferenca do të hedh dritë në dimensionet e njohjes së krijimtarinë të kohëve moderne dhe produktet e saj si pjesë e folklorit dhe traditës.

Ky kërkim ka të njëjtën vlerë me kërkimet në arkeologji, tha akad. Sinani.  

 

Koncert nga grupi “Duncreagan”

Në program:

Hapja me dy balada shqiptare:

1. O yll i bukur

2. Kopile, moj kopile

 

Pjesa e parë e koncertit:

1. The Black Haired Lass / The Tempest / The Dog on the Motorcycle - Një grup klasik

2. Lord John - Një baladë heroike e dashurisë dhe pushtimit

3. Hebreu rus - Një këngë humoristike nga shekulli i nëntëmbëdhjetë

4. Humours of Castle Comer/Geese in the Bog/Rory's - Tre vegla tradicionale që shfaqin instrumentet me tela

5. Dragoi Enniskillen - Dashuria fiton në fund

6. Sleepy Maggie / Máire Breathnach's #2 / The Dark Horse / Lucy Cassidy - Katër interpretime të udhëhequra nga fyelli i Sara Reith

7. Walker Dam - Një përrallë e dashurisë së mbinatyrshme

8. Mare Nostrum / The Flying Cloud / The Finch in the Thistle - Një melodi franceze në 7/8, e ndjekur nga dy interpetime të Rick Gagné.

 

Pjesa e dytë e koncertit:

1. Shtëpia e qosheve / Drumlithie / Shtëpia e qosheve - Rrotullat e zjarrta

2. The Gyetside Lass - Një këngë romantike humoristike

3. Zoti Gregory - Një tragjedi e rëndë e humbjes

4. Och Òganaich Laghaich - Një këngë e shekullit të shtatëmbëdhjetë e martesës dhe luftës

5. Hej Donal - Ajo thotë se duhet t'i lash mustaqet …

6. Humours of Swanlinbar / Hand Me Down the Tacklings - Dy interpretime të qeta nga Irlanda e Veriut

7. William and James - Një këngë romantike e ribashkimit të gëzueshëm

8. James Macdonald i Totescore / Glenfeshie / Barbra Streisand's Welcome to Saginaw, Michigan - Një performancë e kombinuar.