Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Lidhet marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

 

Kontribuohet në pasurimin e studimeve albanologjike

 

 ***

           

 

 

Akademia e Shkencave (ASH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në zyrën e Kryetarit të ASH akad. Skënder Gjinushi. 

Kjo marrëveshje i hap udhën kryerjes së një sërë projektesh studimore me rëndësi kombëtare.

 

Drejtori i përgjitshëm i DPA-së, prof. dr. asoc. Ardit Bido dhe kyetari i Akademisë së Shkencave akademik Skënder Gjinushi u dakorduan për standardizimin e ndërveprimit ndërinstitucional në funksion të realizimit të studimeve historike dhe të përkujtimit të ngjarjeve me rëndësi qendrore për vendin.

 

Kryetari akad. Skënder Gjinushi tha se bashkëpunimi i Akademisë së Shkencave me Arkivën e Shtetit është historik. Janë dy institucione që nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën. 

“Përmes kësaj marrëveshjeje dhe bashkëpunimit tonë, studiuesit përftojnë lehtësimin e përdorimit të dokumenteve arkivore dhe kontribuohet në pasurimin e studimeve albanologjike. Gjithashtu, ne parashikojmë të realizojmë projekte dhe aktivitete të tjera.”, - tha akad. Gjinushi. 

 

“Ju falënderoj për këtë bashkëpunim, që kemi tashmë mundësinë ta vendosim mbi baza rregullative, duke synuar lehtësimin e studiuesve shqiptarë. DPA-ja ka patur si qëllim të vazhdueshëm që çdokush të mund ta marrë dokumentin më lehtë dhe më mirë, në mënyrë që të avancojmë me studimet në fushën albanologjike. Me anë të kësaj marrëveshjeje ne synojmë që të ketë një ulje të tarifës së studimit për të gjithë ata që punojnë në kuadër të një projekti shkencor kombëtar. Kjo vjen paralelisht me uljen drastike të tarifave të studimit që pritet të apilikohet në muajt e ardhshëm.”- u shpreh Bido.

 

Marrëveshja dypalëshe përfshin hapjen e ekspozitave të përkohshme në mjediset e dy institucioneve respektive. Materiali dokumentar dhe fotografik që do të ekspozohet nëpërmjet paneleve ekspozuese, videoprojektorëve dhe monitorëve, do të shërbejë si ilustrim për publikun dhe vizitorët vendas dhe të huaj, duke i bërë më të qarta dhe më konkrete periudhat historike që ka kaluar populli shqiptar ndër shekuj.

 

Në këtë angazhim, DPA-ja merr përsipër përzgjedhjen dhe skanimin e materialit dokumentar që do jetë i qasshëm për publikun e gjerë. Krahas ekspozitave, institucionet bashkëpunuese do të realizojnë botime, konferenca shkencore, aktivitete dhe projekte të tjera përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të përvojave, në drejtim të  ekspozimit, ruajtjes dhe konservimit të dorëshkrimeve dhe materialeve të tjera arkivore.

 

Në funksion të mbarëvajtjes së këtij bashkëpunimi, DPA-ja pranon të trajtojë me përparësi dhe të aplikojë tarifa të reduktuara për çdo studiues që paraqitet në Sallën e Studimit me një autorizim nga ASH-ja, veçanërisht lidhur me konsultimet për hartimin e projekteve madhore në albanologji.

Ulja e kostos së dokumentit do të ketë një ndikim të favorshëm për të gjithë hulumtuesit të motivuar nga arsye studimore dhe në mënyrë të veçantë për studentët, të cilët kanë nevojë për burime të shumta dokumentare gjatë kryerjes së punimeve të tyre akademike.