BASHKËBISEDIM ME AMBASADORIN E BRITANISË SË MADHE
- Details
- Hits: 60
“100 vjet marrëdhënie diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë”
Veprimtaria, më 21 mars 2022, ora 17:00-18:30, në Akademinë e Shkencave salla “Aleks Buda”
***
Në kuadër të 100 -vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, më 21 mars 2022, ora 17:00-18:30, do të zhvillohet një bashkëbisedim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, z. Alastair King-Smith.
Ambasadori Alastair King-Smith do paraqesë mundësitë e bashkëpunimit midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në çështje dhe fusha të ndryshme të artit, kulturës, ndryshimeve klimatike, forcimit të demokracisë, të drejtave e njeriut, lirisë së mediave, sundimit të ligjit, llogaridhënies, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimit të lidhjeve të tregtisë dhe të sigurisë midis dy vendeve.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe kontekstit global të Britanisë së Madhe, post Brexit dhe ndikimit të Britanisë së Madhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky takim do të theksojë nevojën për forcimin e lidhjeve në fushën e arsimit dhe të shkëmbimit të përvojave ndërmjet akademikëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit do të mbahen kumtesa nga ambasadori Alastair King-Smith, nga dr. Andi Hoxhaj- akademik i diasporës, nga akad. Aurela Anastasi.
Diskutimet nga të pranishmit janë të mirëpritura dhe do të jenë një vlerë e shtuar e këtij aktiviteti.
PROGRAMI
17:10-17:20: akad. Aurela Anastasi, Universiteti i Tiranës, drejtuese e panelit,
“Ndikimi i institucioneve britanike për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
17:20-17:45: Ambasadori Alastair King-Smith, Ambasador i Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë
“100 vite marrëdhënie diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë dhe e ardhmja”.
17:45-17:55: Dr. Andi Hoxhaj, Universiteti i Warwick, “Politika e brendshme dhe e jashtme e Mbretërisë se Bashkuar post-Brexit”.
17:55-18:30: Diskutime