Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

PANAIRI MBARËKOMBËTAR I LIBRIT AKADEMIK DHE SHKENCOR

***

 EDICIONI I

 Tiranë, 22-24 prill 2022

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), në kuadër të vitit jubilar të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), organizojnë:

 

PANAIRI MBARËKOMBËTAR I LIBRIT AKADEMIK DHE SHKENCOR

 

 

 

 

“Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor” zhvillohet për herë të parë këtë vit, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Panairi do të zhvillohet në mënyrë të alternuar, një vit në Tiranë e një vit në Prishtinë, me periodicitet të rregullt. Panairi zhvillohet në periudhën 22-24 prill, kohë në të cilën festohet Dita Botërore e Poezisë dhe Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit. Qëllimi i panairit është që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare. 

 

Nga vetë natyra e tij, libri akademik dhe shkencor e ka më të vështirë rrugën për të mbërritur tek lexuesi, krahasuar me letërsinë dhe artet. Kjo është një nga arsyet pse u mendua që të ketë një panair të dedikuar, me qëllim që libri shkencor dhe akademik t’i afrohet lexuesit të vet dhe të lehtësohet komunikimi mes tyre. Njëherësh panairi i librit akademik dhe shkencor do të ketë dhe karakter promovues dhe manifestues, sepse do të mundësojë paraqitjen në sasi dhe cilësi të botimeve shkencore dhe të autorëve të tyre në gjithë hapësirën shqiptare, duke synuar që në një të ardhme të jenë të pranishme edhe botimet nga qendrat albanologjike në botë. 

 

Ne duam që përmes panairit të ndikojmë për të krijuar një rrjet të botuesve të librit shkencor, në universitete e institute në gjithë hapësirën mbarëkombëtare; rrjet që do të lehtësojë marrjen e informacionit dhe më tej shkëmbimet, sidomos të periodikëve shkencorë, që tani për tani mbeten brenda institucioneve që i botojnë. Studiuesit kanë nevojë të njohin njëri-tjetrin dhe rruga më e mirë është njohja përmes botimeve.  Libri shkencor ka hyrë në një rrugë kodifikimi e vlerësimi me standarde të njësuara europiane e botërore. Është e pamundur të pretendohet për vlerësim në këtë proces pa një promovim të brendshëm të botimeve tona. Në kohën e sotme synohet që botimet të jenë të arritshme me liri të plotë komunikimi jo vetëm brenda për brenda gjuhës, por edhe në shkallë ndërkombëtare. Panairi do të jetë një faktor nxitës më shumë për të promovuar arritjet  në këtë fushë.

Lexoni Programin e panairit.