Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Takim në Kryesinë e Akademisë me studiues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

 

Bisedohet për mundësitë e njësimit të teksteve shkollore dhe fuqizimin e rolit të arsimit për formimin kombëtar e qytetar

***

 

Studiuesit shqiptarë, profesorë të Universitetit të Europës Juglindore të Tetovës: Hasan Jashari, Xheladin Murati e Zeqir Kadriu, u pritën sot nga Kryetari i Akademisë prof. Skënder Gjinushi.

 

Studiuesit paraqitën problemet që përballon sistemi i edukimit shkollor në shqip në Maqedoninë e Veriut dhe kërkuan mbështetje për nisma që mundësojnë që të drejtat e njohura të përfitohen e të avancohen.

 

U theksua roli i teksteve të njësuara, duke filluar prej abetares, për një rregullim të problemeve që burojnë edhe nga gjeo-edukimi, referuar ekzistencës së shkollimit shqip në shumë shtete të rajonit.

 

U kërkua bashkëpunimi i Akademisë së Shkencave për hartimin e një botimi enciklopedik kushtuar veprimtarisë së 298 mësuesve normalistë, që themeluan arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut në vitet 1941-1942 e vijim. Dita e Mësuesit, 7 marsi, mund të jetë rasti për të evokuar këtë histori, përmes një ekspozite fotografike dhe paraqitjes së burimeve arkivore e të atyre të kujtesës vetjake të ish-nxënësve që ende jetojnë.

 

Studiuesit u njohën me marrëveshjet e bashkëpunimit që Akademia e Shkencave ka me institucione zyrtare në Maqedoninë e Veriut, si Akademia e Shkencave dhe Arteve (MANU), Instituti i Trashëgimisë Kulturore e Materiale Shqiptare (ITKMSH), Agjencia e Dygjuhësisë etj. Kryetari Gjinushi pohoi mbështetjen e Akademisë së Shkencave për çdo nismë që i shërben forcimit të identitetit gjuhësor, kombëtar e qytetar shqiptar, duke përfshirë ndikimin në institucionet e administratës shtetërore dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë. Kjo përfshin edhe propozimet që u paraqitën. Akad. Gjinushi bëri të njohura nismat e rëndësishme në albanologji, si "Historia e shqiptarëve", "Fjalori i madh i shqipes" dhe "Enciklopedia shqiptare", që kanë karakter gjithëpërfshirës e njësues. Ai theksoi se veprimtaria në këtë fushë mbështetet në parimin "Një komb, një gjuhë, një histori".

 

Gjatë takimit u bënë propozime për nisma e projekte që përfshijnë të gjithë faktorët institucionalë dhe protagonistë të tjerë të kërkimit shkencor në Maqedoninë e Veriut.