Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Kujtesë për afatin e dorëzimit të dosjeve për botim pranë AShSh-së për vitin 2022

 

***

Përshëndetje të nderuar akademikë!

 

Përshëndetje të nderuar studiues!

 

Mbështetur në Statutin e Akademisë së Shkencave, neni 4, pika 7, 8, mbi promovimin dhe botimin e veprave më të rëndësishme të  kërkimit shkencor dhe në Rregulloren mbi veprimtarinë botuese pranë AShSh- së, njoftojmë të  gjithë të interesuarit në universitete dhe qendra të kërkimit shkencor, të paraqesin propozimet e tyre  (dosjen e botimit) për botim pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

 

Ju kujtojmë se afati i fundit për të sjellë propozimet tuaja për botime shkencore pranë Akademisë së Shkencave për vitin 2022, është data  30 dhjetor 2021.

 

Dosja e një botimi shkencor, sipas Rregullores së botimeve, duhet të përmbajë këto dokumente:

 

• Kërkesën drejtuar Këshillit të Botimeve;

• Nje abstrakt përmbledhës të punimit;

• Studimin shkencor në Word dhe PDF (CD); 

• Deklaratën personale që vërteton se punimi është origjinal;

 

Ju njoftojmë se bashkë me dokumentacionin përkatës që duhet të përmbajë  dosja juaj e botimit (sipas Rregullores) mirëpresim dhe sugjerimet tuaja për dy recensentë.

 

Në momentin e dorëzimit, autorët duhet të konfirmojnë me shkrim që punimi është i përfunduar dhe mund të kalojë në procesin e procedurave për botim pranë ASh-së.

 

Theksojmë se do të pranohen vetëm vepra të përfunduara.

 

Dorëshkrimi i dorëzuar quhet zyrtarisht i përfunduar dhe nuk mund të tërhiqet përkohësisht për të bërë ndryshime mbi të.

 

(Përveç deklarimit që punimi është origjinal, autorët duhet të deklarojnë me shkrim që ky studim ose ndonjë studim i ngjashëm, nuk është duke u shqyrtuar ose nuk është pranuar diku tjetër për botim).

 

Autorët duhet të kryejnë dorëzimin e  dosjes së botimit të tyre shkencor tek redaktorja e botimeve shkencore pranë Sektorit të Botimeve të ASh-së, pasi të kenë protokolluar fillimisht kërkesën për botim në Sektorin e Arkiv-Protokollit.

 

Më hollësisht mund të konsultoni Rregulloren mbi veprimtarisë botuese të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.