Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Çelet ekspozita “Digat për prodhim hidroenergjie në Shqipëri"

 

Një takim në Akademinë e Shkencave me plejadën e mrekullueshme të inxhinierëve projektues e konstruktorë që ngritën digat e mëdha

****

 

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha ka çelur sot ekspozitën fotografike "Digat për prodhim hidroenergjie në Shqipëri".

 

Fotografitë e ekspozitës paraqesin historinë e projektimit, ndërtimit dhe shfrytëzimit të digave të mëdha për prodhim energjie ujore në Shqipëri, e cila ka filluar 65 vjet më parë, me ndërtimin e digës së hidrocentralit të Ulëzës, me lartësi 64 metra.

Ekspozita u çel në mjediset e Akademisë së Shkencave me rastin e 50-vjetorit të vënies në shfrytëzim të Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe 35-vjetorit të përfundimit të punimeve të digës së Hidrocentralit të Komanit.

 

Fjala e hapjes u mbajt nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave.

Ai tha se kjo veprimtari nuk bëhet vetëm për të ekspozuar këtë punë kolosale të bërë në vendin tonë nga inxhinierë të mrekullueshëm, tepër të talentuar, por se janë një sërë problemesh që lidhen me digat.  Akad. Gjinushi theksoi rëndësinë e veprave të ndërtuara me kontributin e specialistëve shqiptarë për projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e digave në vendin tonë.

 

Ky aktivitet u organizua për të promovuar sektorin e digave të mëdha të hidroenergjisë si një pasuri dhe vlerë të madhe dhe të papërsëritshme dhe të sensibilizojmë të gjithë aktorët në këtë fushë për vlerat e digave të ndërtuara deri më sot në Shqipëri.

 

Z. Arjan Jovani, kryetar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha tha  se vendi ynë numëron rreth 350 diga dhe hyn në listën e 20 vendeve më të zhvilluara në botë. 

Ai foli për vlerat e përdorimit të këtyre digave për prodhimin e energjisë ujore; ujitjen e tokave, peshkimin, tansportin ujor, prodhimin e energjisë diellore, si vende turistike, etj.

Z.Jovani vlerësoi punën e e drejtuesve dhe projektuesve të këtyre veprave ing. Ismail Ahmeti - ikonë e ndërtuesit të këtyre veprave, ing. Emin Musliu, ing. Sali Angoni, ing. Muhedin Muço,  ing. Engjell Cici, ing. Kiço Negovani, ing. Hysni Dino, ing. Shpëtim Kalaja, ing. Kujtim Bejtaj dhe ing. Fred Mustafaraj.

 

“Projektimi dhe ndërtimi i këtyre digave na bën krenar edhe sot për zgjidhjet teknike që janë dhënë, kompleksitetin dhe konceptet e qarta për ndërtimin e tyre.”, -tha ai, duke theksuar më tej emrat e inxhinierëve dhe drejtuesve të zotë, prof.Farudin Hoxha, prof. Enver Preza,  prof. Pandi Stratoberdha, prof. Milaim Dokle, ing. Gezim Struga, ing. Stavri Peci, ing. Jorgji Ziko dhe dhjetëra të tjerë të cilët kanë punuar në heshtje dhe me përgjegjësi mjaft të madhe.

 

“Ajo plejadë e mrekullueshme inxhinierësh projektues e konstruktorë që ngritën digat e mëdha duhet të ketë sot brezin që mund të marrë përgjegjësi dhe të përballojë sfidat e rritjes së jetëgjatësisë së tyre, të rritjes së frytshmërisë së shfrytëzimit, duke parë përtej sistemit unik energjetik të vendit dhe duke propozuar krijimin e një rrjeti mbarëshqiptar, që lejon furnizimin reciprok me burime alternative, duke rritur pavarësinë nga kushtet e motit dhe reshjet vjetore.

 

Bashkëpunimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha, do të marrë një shtysë të re me ngritjen pikërisht sot të njësisë së kërkim-studimit për energjitë e rinovueshme.”-tha në mbyllje të aktivitetit z. Arjan Jovani, kryetar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.