Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Pierre Cabanes përforcon tezën e ekzistencës së një shteti të vetëm ilir të formuar nga komunitet etnike dhe argumenton sesi ka evoluar ky shtet në Ilirinë jugore

 

***

 

Ilirologu i shquar francez Pierre Cabanes ka lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe historinë e saj.

 

Për herë të parë i ka vituar kufijtë jugorë mes Shqipërisë dhe Greqisë që në vitet ’70 dhe që atëherë, dëshira e tij për të studiuar rreth lashtësisë së këtyre territoreve ishte mjaft e madhe. Ai ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë në vitin 1972, ku u vendosën dhe u saktësuan teori dhe teza për origjinën e shqiptarëve e gjuhën e tyre.

 

 

Gati pas 50 vjetësh Cabanes është sërish pjesëmarrës i një kuvendi me përmasa të tilla, kur edhe këtë herë me pjesëmarrjen e 182 studiuesve nga vendi e bota po prezantohen studime, teza dhe punime shkencore që hedhin më shumë dritë në historinë, arkeologjinë, gjuhën dhe vijimësinë e kulturës iliro-abërore.

 

Pierre Cabanes ka çelur me kumtesën e tij interesante seancën e parë plenare të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës që po vijon punimet që nga data 25 nëntor në Hotel “Plaza” në Tiranë, ndërsa do të mbyllet këtë të shtunë më 27 nëntor.

 

Në kumtesën e tij prof. Cabanes ka përforcuar tezën e ekzistencës së një shteti të vetëm ilir të formuar nga komunitet etnike dhe ka argumentuar sesi ka evoluar ai në Ilirinë jugore.

 

“Çështja e ekzistencës së një shteti ilir në Antikitet është një temë e trajtuar shpesh tashmë. Duke filluar me morinë e komuniteteve etnike në Ilirinë Jugore në shek. IV p.K., dikush me të drejtë vë në pikëpyetje, ose jo, formimin e një shteti të vetëm ilir, krahas mbretërive të vogla të shumta ose shteteve lokale. Në shek IV p.K., Iliria Jugore ia doli të mblidhte ushtri të shkëlqyera, duke shkaktuar disfata për maqedonasit, si dhe molosët. Ekzistenca e këtyre ushtrive sugjeron se komunitete të ndryshme ua besuan kontingjentet e ushtarëve një prijësi, shpesh i zgjedhur nga mbretërit e fiseve të ndryshme (desaretët, taulantët, ardianët, etj.). Megjithatë, ushtritë nuk janë të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e një shteti ilir të përhershëm dhe të bashkuar: ata i humbën të gjitha veprimtaritë në kohë paqeje. Sidoqoftë, lidhjet ndërmjet komuniteteve lokale mbetën të forta, sidomos lidhur me blegtorinë transhumante që supozonte marrëveshje ndërmjet grupeve etnike, për ndarjen e kullotave, zonat e dimërimit dhe shtigjet e ndjekura nga tufat. Prandaj, komunitetet etnike ruajtën marrëdhënie të ngushta në sferën e jetës ekonomike, kryesisht të organizuara rreth blegtorisë transhumante, si dhe për mbrojtjen e tyre kolektive nga shtetet fqinje. Me sa duket, ilirët e jugut konceptuan një model origjinal, i cili nuk ishte as një shtet i bashkuar si mbretëria e Maqedonisë, dhe as një shtet federal si Epiri fqinj.”, tha prof. Cabanes