Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Çelet konferenca "Menaxhimi i burimeve gjenetike bimore dhe shtazore”. Fjala e Kryetarit të Akademisë së Shkencave

 

Akad. Skënder Gjinushi: Ruajtja e burimeve gjenetike bimore e shtazore për ushqim e bujqësi është një nga sfidat e bioshkencës. Institucionet që lidhen me studimin dhe karakterizimin e resurseve gjenetike të domestikuara apo të egra, me mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri janë të shumta, duke filluar nga Akademia e Shkencave, Universiteti Bujqësor dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore, deri te qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore në vend. Konferenca do t’i shërbejë forcimit të këtij bashkëpunimi

 

***

 

Konferenca ndërkombëtare "Menaxhimi i burimeve gjenetike bimore dhe shtazore" organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me Universitetin Bujqësor të Tiranës nisi sot në orën 9.00 dhe do të vijojë deri në orën më 16.00.

 

Konferenca po mbahet në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave me pjesëmarrës nga universitete dhe institucione të tjera nga vendi pritës dhe universitete të ndryshme të rajonit dhe Europës, si Kosova, Mali i Zi, Kroaci, Republika e Maqedonisë së Veriut, Itali, Austri, Gjermani, por edhe nga Afrika (Tunizi, Algjeri), etj...

 

Objektivi kryesor është të diskutohet statusi i burimit gjenetik të kafshëve dhe bimëve në të gjithë botën dhe në Shqipëri, rreziku i zhdukjes së shumë racave të rëndësishme lokale të bagëtive dhe metodat më aktuale për të vlerësuar diversitetin gjenetik.

 

Konferenca u ccel nga akad. Skënder Gjinushi Kryetar i Akademisë së Shkencave. Ai tha se kjo konference do t’i shërbejë forcimit të bashkëpunimit me institucionet që lidhen me studimin dhe karakterizimin e resurseve gjenetike të domestikuara apo të egra, me mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri. Akad. Gjinushi theksoi se bioteknologjia e bioshkenca janë një nga tre shtyllat e shkencave të së ardhmes dhe tema e saj “Ruajtja e burimeve gjenetike bimore e shtazore për ushqim e bujqësi” është një nga sfidat e bioshkencës.

 

Ka përshëndetur konferencën edhe Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Pasi falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të kësaj konference që ka si subjekt menaxhimin e burimeve gjenetike të bimëve dhe kafshëve, prof. Sallaku tha se çështjet që do të trajtohen konsiderohen si më të rëndësishmet përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend. Dy institucionet që kanë marrë përsipër organizimin e këtij aktiviteti tregojnë edhe njëherë rëndësinë që i japin trajtimit dhe promovimit të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

 

Prof. Sallaku falënderoi Akademinë e Shkencave dhe konkretisht prof. Gjinushin për këtë bashkëpunim, si dhe për qasjen e re në drejtim që i ka dhënë dhe po jep këtij Instucioni, ku nëpërmjet organizimeve dhe bashkëpunimeve me Universitetet tona, vetëm sa ia ka ngritur vlerat këtij institucioni duke e ccuar në atë vend që meriton të jetë ky institucion.

 

Konferenca po vijon me prezatimet në sallë dhe online, përfshirë debatet dhe diskutimet midis specialistëve, studiuesve dhe shkencëtarëve të ndryshëm.

 

***

 

Fjala e plotë e akad. Skënder Gjinushit Kryetar i Akademisë së Shkencave:

 

“Të nderuar pjesëmarrës,

 

Tashmë është e mirënjohur nga të gjithë se bioteknologjia e bioshkenca janë një nga tri shtyllat e shkencave të së ardhmes. Është kjo arsyeja pse Akademia e Shkencave, komisionet e njësitë e saj, i kushtojnë një vëmendje të veçantë

 

perspektivave të zhvillimit të këtyre disiplinave, të cilat përbëjnë një mjet të fuqishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë, peshkimit, pyjeve, si dhe pa dyshim për studimin e resurseve gjenetike, vlerësimin e diversitetit brenda dhe midis specieve.

 

Bioteknologjia është një shkencë multidisiplinare që përfshin biologjinë, biokiminë, gjenetikën, bioinformatikën çka kërkon jo vetëm bashkëpunimin e koordinimin midis disiplinave të ndryshme, por edhe midis qendrave kryesore të kërkimit e studimit. Pikërisht kjo ka bërë të domosdoshëm bashkëpunimin midis institucioneve tona, Akademisë së Shkencave si institucioni kryesor i shkencës, Universitetit Bujqësor të Tiranës si institucioni i shkencave të jetës e biologjisë së aplikuar dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku kryhet kërkim fondamental në fushën e biologjisë, në kuptimin e gjerë të fjalës.

 

Ne shprehim kënaqësinë për këtë bashkëpunim ndërinstitucional, ku së bashku, vetëm gjatë këtij viti, kemi organizuar një sërë aktivitetesh shkencore, me qëllim evidentimin, nxitjen, promovimin e koordinimin e kërkimit shkencor në këto fusha. Vlen të theksohen dy konferencat e mëdha të këtij viti BGIC Bioteknologjia dhe Gjenetika, Zhvillimet dhe Sfidat e së ardhmes, si dhe ICOALS 3 Konferenca e tretë Ndërkombëtare mbi Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës.

 

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi dhe përvoje të këmbyer, është forcuar tashmë bindja e plotë, se pranë institucioneve tona ka një komunitet kërkuesish, profesorë e doktorë shkencash, të aftë për t’i dhënë një hov të ri kërkimeve në këto disiplina, zbatimit të tyre tek ne, se për të pasur më shumë sukses, duhet kombinuar konkurrenca midis grupeve e njësive me nevojën për bashkëpunim, se është koha për të rritur mbështetjen financiare dhe infrastrukturore për zhvillimin e bioteknologjisë e bioshkencës, se një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe ngritja e një qendre elitare të kërkimit për bioshkencat si pjesë kryesore shtytëse e rrjetit të kërkimit, pranë shkollave të larta e institucioneve të tjera.

 

Kjo konferencë do t’i shërbejë forcimit të këtij bashkëpunimi. Tema e saj “Ruajtja e burimeve gjenetike bimore e shtazore për ushqim e bujqësi” është një nga sfidat e bioshkencës.

 

Institucionet që lidhen me studimin dhe karakterizimin e resurseve gjenetike të domestikuara apo të egra, me mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri janë të shumta, duke filluar nga Akademia e Shkencave, Universiteti

 

Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave Natyrore, deri te qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore në vend, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe institucionet vendimmarrëse si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, apo Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Të gjitha këto institucione do të duhet të bashkëpunojnë për të kryer procesin e shqyrtimit dhe përpunimit të kërkesave për përdorim të burimeve gjenetike vendase dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve, që rrjedhin nga përdorimi i këtyre burimeve, në kuadër të përmirësimit të politikave për menaxhimin, konservimin dhe monitorimin e komponentëve të biodiversitetit.

 

Rritja e presionit mbi mjedisin, duke përfshirë kërcënimin e shtuar të ndryshimeve klimatike, ka pasur efekte negative në biodiversitetin dhe sistemet bujqësore. Kërkimet shkencore apo edhe teknologjitë e reja që vijojnë të lindin kanë ndryshuar në të njëjtën kohë hapësirën e mundësive për mbledhjen, ruajtjen dhe përdorimin e burimeve gjenetike për bujqësi. Të marra së bashku, këto ndryshime nënkuptojnë nevojën për një rifokusim të strategjive globale e sigurisht dhe kombëtare për menaxhimin e burimeve gjenetike në bujqësi.

 

Siç dihet Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Diversitetit Biologjik më 5 janar 1994 dhe është fokusuar në plotësimin e kushteve të kësaj konvente. Gjithashtu vendi ynë ka nënshkruar Protokollin e Nagoyas. Si aderuese në këtë Protokoll, Republika e Shqipërisë ka detyrimin të plotësojë kuadrin ligjor për të implementuar protokollin sipas neneve të përcaktuara në të. Si mjaft e pasur në biodiversitet biologjik dhe burime gjenetike, Shqipëria është rreshtuar që në fillim në këtë aderim, duke konsideruar rregullimet ligjore dhe implementimin e protokollit si një mundësi, që shërben për zhvillim të qëndrueshëm të ekosistemeve në përgjithësi dhe veçanërisht në bujqësi, prodhimin e ushqimit, pylltarinë dhe zhvillimin e medikamenteve, kozmetikës dhe burimeve bio të energjisë.

 

Ky bashkëpunim midis nesh nuk mund të kuptohet pa forcuar e konkretizuar bashkëpunimin me homologët e kolegët e kësaj fushe në rajon, Evropë e më gjerë. Me këtë rast përshëndes pjesëmarrjen e mjaft profesorëve të njohur e të dëgjuar në fushat e tyre kërkimore nga institucione të rajonit (Mali i Zi, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut), Bashkimit Evropian (Itali, Austri, Gjermani, Kroaci) apo dhe nga kontinenti i largët Afrika (Tunizi, Algjeri).

 

Suksese!”