Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Promovohet libri "Vendbanime dhe banesa fshatare në Shqipërinë e Veriut" me autor prof. Pirro Thomon

Prof. Thomo: Trashëgimia ndërtimore e Shqipërisë së Veriut duhet konsideruar me fat të kishte si botues Akademinë e Shkencave, entin më avanguard të botimeve shkencore, që është njëkohësisht dhe kontributi më i madh që i ofrohet një kombi. “

 

***

 

 

Libri "Vendbanime dhe banesa fshatare në Shqipërinë e Veriut" me autor prof. Pirro Thomo u promovua në Akademinë e Shkencave. Paraqitjen e botimit e bëri Armand Vokshi, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, recesent i këtij libri. Ai e vlerësoi librin si një dokumentim me vlerë për trashëgimisë ndërtimore. Ky libër pasqyron dukuri të rëndësishme të ndërtimit të banesave me elementët kompozicionalë, arkitekturorë dhe teknikë dhe të materialeve ndërtimore, tha Vokshi, dhe e përgëzoi autorin për zbulimet e krijimtarisë ndërtimore të popullsisë së Veriut dhe formave të organizimit urbanistik.

 

Arkitekti Maks Mitrojorgji e vlerësoin librin për pasqyrimin e një materiali të gjerë të formulimeve arkitektonike në harmoni me shfrytëzimin e terrenit dhe lëndëve të ndërtimit, duke vënë në dukje karakterin e veçantë të arkitekturës popullore në Shqipërinë Veriore.

 

Në këtë studim është dhënë një tablo më e saktë e tipareve arkitektonike në këtë pjesë të vendit, duke u bazuar kryesisht në materialin faktik nga krahinat shqiptare të ndodhura jashtë kufijve politikë.

 

Libri u vlerësua edhe nga arkitektja Joli Mitrojorgji për rikthimin e traditës së arkitekturës shqiptare dhe evidentimin e banesave në zhdukje me vlera të veçanta arkitekturore.

 

Prof. Pirro Thomo foli për eksperiencën mbi 40-vjeçare nga ekspeditat e bëra për evidentimin dhe studimin e banesave të Shqipërisë së Veriut dhe duke i prezatuar këto banesa me interpretimin e kontekstit dhe tipologjinë së tyre; lidhur me organizimin ekonomik e shoqëror, mënyrën e jetesës, botëkuptimin dhe mendësinë e të menduarit dhe të jetuarit, zakonet me normat e mikpritjes, mbrojtjen.

 

“Ndonëse në varfëri, popullit nuk i ka munguar kërkesa për të bukurën. Përpunimi dekorativ i elementeve konstruktive, apo i elementeve simbolike të banesës, si portat, madje dhe të elementeve funksionale, si frëngjitë e mbrojtjes, dëshmojnë për një shije të rafinuar estetike që risin vlerat arkitektonike të banesës.”-tha Thomo.

 

Prof. Thomo tha se me këtë botim synon që të sensibilizojë interesin e opinionit shoqëror dhe të organeve shtetërore për mirëmbajtjen dhe restaurimin e shembujve të mbetur të monumenteve, si dhe të jetë si indikacion për zhvillimin e turizmit agrar e sidomos atij malor, për të cilat Shqipëria e Veriut ofron mundësi të pakufishme.

 

Pasi ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan për botimin e kësaj monografie, si Akademinë e Shkencave, recensentët e të tjerë, prof Pirro Thomo tha se “Vendi ynë ka një trashëgimi të pasur kulturore, gjithashtu dhe studiues të apasionuar të kësaj trashëgimie, por këto nuk do të mjaftonin pa faktorin e tretë dhe shumë të rëndësishme, pa botuesin dhe, në këtë rast, trashëgimia ndërtimore e Shqipërisë së Veriut duhet konsideruar me fat të kishte si botues Akademinë e Shkencave, entin më avanguard të botimeve shkencore, që është njëkohësisht dhe kontributi më i madh që i ofrohet një kombi. “