Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Lidhet memorandum bashkëpunimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Universitetin “Karlovi” të Pragës

 

Universiteti ISS Takimi i kryetarit akad. Skënder Gjinushi me ambasadorin e Republikës Çeke, z. Jaroslav Ludva

 

Akad. Gjinushi propozon marrëveshjen me Akademinë e Shkencave të Çekisë: Na duhet mbështetja, jo vetëm ne nivel ekspertësh individualë, por në rang akademie.

 

ISS Ambasadori Ludva: Memorandumi i bashkëpunimit me Universitetin Karlovi, do ta ngrejë në një nivel të ri më të lartë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në këtë fushë...Lidhjet mes dy vendeve tona mike datojnë që herët, kur shumë studentë shqiptarë studionin në Çekosllovaki. Këto lidhje janë rikthyer në fillim vitet ’90.

***

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi takoi sot paradite ambasadorin e Republikës Çeke akredituar në Tiranë, z. Jaroslav Ludva.

 

Takimi u bë me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Universitetin “Karlovi” të Pragës (Fakulteti Filozofik) me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike).

 

Takimi u bë në zyrën e Kryetarit akad. Skënder Gjinushit, ku ishin të pranishëm nënkryetari i ASH akad. Vasil Tole, sekretari shkencor i ASH Shaban Sinani, kryetari i Seksionit të SHSHA-së akad. Pëllumb Xhufi, kryetari i seksionit të SHNT-së akad.Neki Frashëri, etj. ISS Akad. Skënder Gjinushi i uroi mirëseadhjen ambasadorit Ludva dhe foli për interesat e bashkëpunimit.

 

Ligji i ri na jep lejen për përfaqësinë e instituteve kërkimore në Akademinë e Shkencave. Qëllimi është që gradualisht të jenë disa institute pranë saj, qendra kërkimore. Ne kemi një qendër NanoAlb me përfaqësi rajonale në nanoteknologji. Me konkretizim të bashkëpunimit do të kemi kemi marrje përvoje në ngritjen e qendrave për nanoshkencën, etj.

 

Një interes shumë të madh kemi parashikuar në bashkëpunimin me drejtim konkret në albanologji që të jeni të përfaqësuar në zhvillimin e kuvendit të madh të albanologjisë, sepse nuk kemi kontakte për pjesën çeke,- tha akad. Gjinushi.

 

Kryetari i Akademisë propozoi një marrëveshje të ardhshme me Akademinë e Shkencave të Çekisë, dhe u shpreh se “na duhet mbështetja, jo vetëm ne nivel ekspertësh iuindividualë, por në rang akademie. Ne jemi nderuar që para 4 vitesh Akademinë tonë të Shkencave e ka vizituar kryetarja e Akademisë Çeke të Shkencave, Žazimalova, e cila ka mbështetur rolin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ne mund të ftojmë një delegacion me akademikë nga Praga ose të vizitojmë vetë Akademinë Çeke të Shkencave.

 

Akad. Skënder Gjinushi shprehu gadishmërinë për bashkëpunimin me të gjitha qendrat dhe njësitë universitare çeke.

 

“Në këto universitete janë formuar për dekada me radhë personalitete shqiptare të dijes dhe kulturës. “, -tha ai.

 

Sa i takon Universitetit “Karlovi”, studiues tanët që e kanë vizituar kanë vërejtur një boshllëk të madh të botimeve në gjiuhën shqipe, ndaj Akademia e Shkencave do t’i dhurojë 400-500 tituj të botimeve të saj, në dy-tre kopje secili.

 

Ambasadori i Republikës çeke z. Jaroslav Ludva tha se hapi i parë është mbështeja e këtij bashkëpunimi.

 

Dhe e dyta, konkretisht të kemi studentë këtu, pasi ka një katedër në Çeki të gjuhës shqipe, ku ka pasur kërkesa nga ata që të vijnë këtu, e tani bëhet me konkrete marrëveshja. Në arkeologji është i madh interesi pasi jemi shumë të aktivizuar në këtë fushë... Ka shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë.” - tha ambasadori z. Jaroslav Ludva.

 

Pas këtij takimi, në deklaratën për mediat, z. Jaroslav Ludva u shpreh se ndihej i privilegjuar për praninë e tij sot në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, e sidomos me rastin e nënshkrimit të Memorandumit mes Akademisë së Shkencave dhe Universiteti të Karlovit në Pragë për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e arsimit dhe të kërkimit shkencor.

 

“Memorandumi, i cili hedh themelet për shkëmbimin e informacionit shkencor në fushat e dakordësuara, shkëmbimit të ekspertëve të Profesoratit dhe projektet e përbashkëta dypalëshe mendoj se do ta ngrejë në një nivel të ri më të lartë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në këtë fushë.

 

Lejomëni të theksoj se lidhjet mes dy vendeve tona mike në fushën e arsimit dhe shkencës datojnë që herët kur shumë studentë shqiptarë studionin në Çekosllovaki. Këto lidhje janë rikthyer në fillim vitet ‘90 dhe aktualisht shumë studentë nga Shqipëria studiojnë në të gjitha nivelet universitare dhe pasuniversitare në Republikën Çeke, dhe po ashtu studentë nga Katedra e Albanologjisë në Universitetin e Karlit vijnë të studiojnë gjuhën shqipe gjatë shkollës së verës në Tiranë. -tha z. Jaroslav Ludva, duke shprehur falënderimet dhe dëshirën për bashkëpunime të mëtejshme.

 

Marrëveshja është negociuar përgjatë një periudhe trivjeçare dhe përmban angazhime dypalëshe për shkëmbim informacioni shkencor dhe të botimeve në të gjitha fushat e shkencave humane; shkëmbim ekspertësh dhe profesorati; pjesëmarrje në projekte të përbashkëta; aplikime me palë të treta.

 

Në Universitetin “Karlovi” ekziston një njësi e vogël e albanologjisë, e cila studiohet në kuadër të sllavistikës, që ka dy pedagogë. Gjithashtu në Pragë kemi dy studiues të tjerë albanologë, Premysl Vinch dhe Giovanna Nanci. Krahasuar me nivelet e mëparshme, albanologjia në Republikën Çeke sot është me më pak studiues.