Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj: Në Tiranë po ngrihet qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan

"Në Shqipëri vetëm pak kohë më parë është ngritur pranë Akademisë së Shkencave Njësia e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë shqiptare".

***

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur “Konferencën Ndërkombëtare të Tendencave në Nanoteknologji”, teksa theksoi se më në fund kryeqyteti është hapur edhe për takime të tilla shkencore të nivelit të lartë.

“Është kënaqësi që ju sollët këtë konferencë në Tiranë, por ajo që më bën mua jashtëzakonisht të lumtur është hapja e kryeqytetit pas kovidit edhe për shkencën. Unë shpresoj vërtet që ky të jetë vetëm fillimi i serive të këtyre aktiviteteve, pasi Tirana vitin e ardhshëm do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa duke e vënë theksin te hapja e Shqipërisë ndaj vetë shkencës, kryebashkiaku tha se në zemër të Tiranës po ngrihet qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan. 

 

“Ju e dini që në bulevardin pranë zyrës së Kryeministrit ne po punojmë për Piramidën e re. Piramida e Tiranës funksionoi si një mauzoleum për diktatorin Enver Hoxha, pasi ai u nda nga jeta kaloi në një muze, pastaj në një disko, ndërsa tani ajo do të jetë akademia më e madhe e kodimit për fëmijët tanë. Mendoj se ky është një angazhim dhe vullnet i yni politik për të zhvilluar shkencën”, nënvizoi Veliaj.

Në Shqipëri vetëm pak kohë më parë është ngritur pranë Akademisë së Shkencave Njësia e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë shqiptare.

Objektivi kryesor i kësaj konference, e cila do të zgjasë plot 4 ditë, është rritja e mëtejshme e bashkëpunimit midis tre vendeve: Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjive dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme, si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjisë.