Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj përshëndet kongresin botëror të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë “Trendet e nanoteknologjisë” - TNT 2021

Ahmetaj: Kalorësit e shkencave të pararojës si nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë një pasuri e shkëlqyer për të gjithë ne. Ai theksoi se Shqipëria, përmes kërkuesve të talentuar dhe bashkëpunimeve të suksesshme si kjo konferencë, mund dhe do të shndërrohet në një kryeqendër kërkimore.

***

 

Në seancën plenare të kongresit ndërkombëtar “Trendet e nanoteknologjisë”, që nisi punimet dje në Tiranë, një veprimtari e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, njësia “Nano-Alb” që funksionon pranë saj dhe Fondacioni “Phantoms” me qendër në Catalunya (Spanjë) zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mbajti një fjalë përshëndetjeje.

 

Ai përgëzoi organizatorët e kësaj veprimtarie shkencore me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por në një shkallë rajonale. Bashkëpunimi i njësisë së nanoshkencës dhe nanoteknologjisë të Akademisë së Shkencave (NanoAlb) me fondacionin “Phantoms” të Spanjës e vendos shkencën shqiptare në vijën e pararojës në shkencë. Duke ironizuar keqpërdoruesit e dijes, në kushtet e teknologjisë bashkëkohore të informacionit, sipas formulës ironike të Umberto Eco-s, për “budallain e fshatit që bëhet zot i opinioneve falë mediave sociale”, Ahmetaj theksoi se kalorësit e shkencave të pararojës si nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë një pasuri e shkëlqyer për të gjithë ne. Ai theksoi se Shqipëria, përmes kërkuesve të talentuar dhe bashkëpunimeve të suksesshme si kjo konferencë, mund dhe do të shndërrohet në një kryeqendër kërkimore. Ai theksoi mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë për nismat e mëdha të ndërmarra nga Akademia e Shkencave për integrimin në kërkimet e saj të shkencave të reja.

Prania dhe përshëndetja e z. Ahmetaj u paraqit edhe në mjetet e informimit të “Phantoms Foundation”.