Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E TENDENCAVE NË NANOTEKNOLOGJI (TNT2021).

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi:

Në kushtet e vendeve si Shqipëria kjo praktikë do të përcjellë një mesazh pozitiv tek studentët dhe kërkuesit e rinj, se ata mund t’i zhvillojnë talentin dhe prirjet e tyre edhe këtu në vend, nëpërmjet mundësive që japin sot mjetet e reja të informimit e komunikimit, e sidomos lidhjet e bashkëpunimet midis qendrave të ndryshme kërkimore, produkt i të cilave është dhe kjo konferencë.

***

 

Fjala përshëndetëse e Kryetarit të ASHSH:

Të nderuar profesorë, të nderuar organizatorë,

Të nderuar pjesëmarrës

Është një privilegj i veçantë për mua që të përshëndes këtë konferencë kushtuar tendencave në nano-teknologji e t’i uroj suksese punimeve të saj në emër të Akademise së Shkencave të Shqiperisë.

Dëshiroj të përgezoj e falenderoj veçanërisht komitetin organizator dhe dy kryesuesit e tij, miqtë tanë Arben e Antonio, që në vazhdim të traditës 20 vjeçare të iniciuar nga profesorët e nderuar Serena, Saenz e Correia e sollen këtë eveniment të rëndësishëm shkencor, ndër më të suksesseshmit e më të rëndësishmit në nivel europian e boteror në leminë e nanoshkences e nanoteknologjisë, në Shqipëri, (duke treguar se spanjollet në nano shkencë janë po aq krijues e te suksesshem sa në futboll).

 

Si rallë herë, Tirana kryeqyteti ynë do të popullohet për 5 ditë me radhe nga personalitete e kërkues të rinj, ndër më të spikaturit në shkencat natyrore e teknike, ku bën pjesë dhe nano shkenca. Ajo do të kthehet në qendër të debatit e shkëmbimit të mendimit shkencor në këtë fushë. (ambientet e ketij hoteli do te njohin debatin e tyre me produktiv, pasi si rregull ketu organizohen aktivitete politike, mirpo shkenctaret debatojne per te sfiduar natyren per te zbuluar te fshehtat e saje,ndersa politikanet per te sfiduar njeri tjetrin,per te mbuluar te fshehtat e tyre)

Për ne si Akademi e Shkencave bashkepunimi me Phantom në organizimin e kësaj konference nëpërmjet njësisë së NanoAlb, ka qenë një përvojë e kënaqësi e veçantë dhe pjesëmarrja juaj e gjerë fizike edhe në kushtet e kufizimeve të imponuara nga pandemia e Covid-19, është një vlerësim e nderim i dyfishtë për angazhimin tonë, për të cilin ju falenderojmë posaçërisht.

Ndër aspektet e praktikat më pozitive të kësaj konference, është vendi i posaçëm që i kushtohet kërkuesve të rinj e studentëve të ekselencës. Kjo përvojë ka vlerë të veçantë për ne, sepse kërkimi shkencor në nano-teknologji në Shqiperi, Kosove dhe Maqedoninë e Veriut, ku shtrihet NanoAlb është relativisht i ri, e ky shkëmbim informacioni e ballafaqim rezultatesh me profesorë elitarë të fushës, do të ndikonte shumë në aftësimin, orientimin dhe të ardhmen e kërkuesve të rinj.

Në kushtet e vendeve si Shqiperia kjo praktikë do të percjellë një mesazh pozitiv tek studentet dhe kerkuesit e rinj, se ata mund t’i zhvillojne talentin dhe prirjet e tyre edhe këtu në vend, nëpërmjet mundësive që japin sot mjetet e reja të informimit e komunikimit, e sidomos lidhjet e bashkëpunimet midis qendrave të ndryshme kërkimore, produkt i të cilave është dhe kjo konferencë.

Është për këto arsye pse prane Akademisë së Shkencave funksionon tashmë njësia NanoAlb, e cila për shkak të pozicionit të kolegut tonë Arben Merkoçi ka një bashkëpunim të ngushtë me ICN2 Spanjë, të cilën e falenderojmë për këtë, me bindjen se kontaktet e vendosura këtu do të mundësojnë zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe me institutet e qendrat e përfaqsuara në këtë konferencë, dhe se ky bashkëpunim e shkëmbim përvoje do të na ndihmojë në përmbushjen e ambicies sonë,per te cilin kemi dhe mirkuptimin e qeverise shqiptare, për kthimin e saj në një qender elitare të nanoshkences në Shqipëri,me ndikim ne gjithe rajonin.(shqiperia ka vite qe pret te behet antare e Europes se bashkuar nanoalb sot behet antare e europes se nano shkences,shkenca si gjithnje i paraprin politikes)

English version:

Honored Professors,

Dear Organizers, dear participants

It is a special privilege for me to greet this conference dedicated to the trends of nanotechnology and wish success in its work on behalf of the Academy of Sciences of Albania.

I would like to congratulate and thank especially the organizing committee and its two chairmen, our friends Arben and Antonio, which in proceeding of the 20-year tradition initiated by the honored professors Serena, Saenz and Correia brought this important scientific event, among the most successful and the most important at the European and world level in the field of nano-science and nanotechnology, in Albania, (showing that the Spanish in nano-science are as creative as in football).

As rarely Tirana, our capital, will be populated for 5 days in a row by young personalities and researchers, among the most prominent in natural and technical sciences, including nano-sciences. It will become the center of the debate and of the exchange of scientific opinion in this field. For the Academy of Sciences, the cooperation with Phantom in organizing this conference through the NanoAlb unit, has been a special experience and pleasure and your wide physical presence even in the conditions of limitations imposed by the Covid-19 pandemic, is an appreciation and double honor for our commitment, for which we thank you especially.

Among the most positive aspects and practices of this conference, is the special place dedicated to young researchers and students of excellence. This experience is of special value to us, because the research in nanotechnology in Albania, Kosovo and Northern Macedonia, where NanoAlb is expanded, is relatively new, and this exchange of information and comparison of results with elite professors in the field, would greatly affect in the training, orientation and the future of young researchers.

At the conditions of countries like Albania, this practice will convey a positive message to students and young researchers that they can develop their talents and tendencies here in the country, through the opportunities provided today by new media of information and communication tools, and especially the connections and collaborations between different research centers, a product of which is this conference.

It is due to the position of our colleague Arben Merkoçi why the NanoAlb unit is already running at the Academy of Sciences, which has a close cooperation with ICN2 Spain, whom we thank for this, with the conviction that the contacts established here will enable the expansion of this cooperation with the institutes and centers represented in this conference, and that this cooperation and exchange of experience will help us in fulfilling our ambition to turn it into an elite nano-science center in Albania.