Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

TIRANA NJË JAVË “E PUSHTUAR” NGA SHKENCA BOTËRORE E NANOTEKNOLOGJISË.

Akademia e Shkencave sjell për herë të parë në Tiranë konferenën më të madhe të nanoteknologjisë në botë.

Nga 4 deri më 8 tetor 2021 në Shqipëri mbahet për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021).

Qendrat më të rëndësishshme të shkencës botërore nga SHBA-të, në Spanjë ne Japoni do të përfaqësohen me rreth 210 shkencëtarë e studiues nga 21 vende të ndryshme të botës e rajonit. Do të vijnë figura të shquara nga SHBA, Japonia, Anglia, Kina, Izraeli, etj.

 

Tirana për një javë rresht, nga e hëna në të premten e ardhshme, për herë të parë do të jetë nën “pushtetin” e shkencës botërore të nanoteknologjisë.

Mbi 200 shkencëtarë e studiues nga vende të ndryshme të botës e rajonit do të jenë pjesëmarrës në ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare që organizohet nga Akademia e Shkencave e Shkencave të Shqipërisë në kujdesin e Ambasadës së Spanjës, Shqipëri.

Nga 4 deri 8 tetor Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Fondacionin Phantoms, Instituti Katalan i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2) dhe NanoAlb Shqipëria, do të mbajë një ndër konferencat më prestigjioze të nanoteknologjisë në botë, Konferencën Ndërkombëtare të Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021), me pjesëmarrjen e një numri të madh institucionesh prestigjioze të nanoteknologjisë në botë nga Spanja në Japoni.

 

Qendra e NanoAlb e ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e drejtuar nga akademik prof. dr. Arben Merkoçi (profesor i ICREA-s dhe Drejtor Grupi në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2) në Barcelonë, Spanjë) dhe anëtaë prof. Majlinda Vasjari; prof. Kledi Xhaxhiu e të tjerë bashkëpunëtorë shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në listën e veprimtarive të saj si një koordinuese tashmë tepër aktive e kërkimit shkencor të niveleve botërore.

Akad. Arben Merkoçi, që është njëkohësisht edhe një nga drejtuesit kryesorë të kongresit më të madh mbarëkombëtar TNT2021, pohon se kjo konferencë është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri. Ardhja me këtë rast në Tiranë e kërkuesve shkencorë më të shquar në këtë fushë do t’i hapë mundësi të reja bashkëpunimi Shqipërisë në një nga fushat më të përparuara të shkencës, tha akad. Merkoçi dhe pohoi se Tirana gjatë javës së ardhshme do të jetë vendi që do të mbledhë bashkë mbi 200 shkencëtarë të mirënjohur në të gjithë botën që punojnë në nanoteknologji.

Njoftim Nga 4 deri më 8 tetor 2021 në Shqipëri do të mbahet për herë të parë Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji -21st edition of Trends in Nanotechnology International Conference (TNT2021)

Ky është edicioni i 21-të i këtij aktiviteti, që është zhvilluar më parë në vende të ndryshme të botës me fokus zhvillimet në fushën e nanoteknologjisë. Organizimi i rradhës i këtij aktiviteti e ka bazën në sukseset e jashtëzakonshme të vërejtura nga konferencat e mëparëshme.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference në Tiranë synon të evidentojë arritjet më të rëndësishme në nivel botëror në nanoshkencë dhe nanoteknologji, si dhe të krijojë mundësinë e zhvillimit të potilikave dhe krijimit të kontakteve, lidhjeve e bashkëpunimeve të rëndësishme për zhvillime të tjera në këtë fushë.

Megjithëse edicioni i 21-të i “Trends in Nanotechnology International Conference”, është menduar të zhvillohet në Tiranë, do të ruhet struktura dhe cilësitë e të gjitha konferencave të mëparëshme duke synuar në realizimin e objektivave për zgjerimin e bashkëpunimeve në këtë fushë në nivel sa më të gjerë.

Në këtë konferencë është konfirmuar pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm figurave të shquara në këtë fushë nga gjithë bota. Deri tani janë të rregjistruar për të marrë pjesë 210 shkencëtarë dhe kërkues shkencor nga 21 vende nga e gjithë bota. Krahas përfaqësuesve nga vendet e EU si Spanjë, Gjermani, Itali, etj, në këtë konferencë do të ketë figura të shquara edhe nga SHBA, Japonia, Anglia, Kina, Izraeli, etj.

Zhvillimi i kësaj konference në Tiranë do të ketë impakt pozitiv të rëndësishëm, jo vetëm në lidhje me zhvillimet dhe aplikimet e kërkimin shkencor në vendn tone, por edhe në shumë drejtime të tjera të njohjes së Shqipërisë dhe krijimit të lidhjeve të shumëanëshme të saj ne fusha të ndryshme.

Kjo është një konferencë 5-ditore, në seanca plenare dhe seksione paralele sipas një programi të detajuar i cili pasqyrohet në faqen online:

http://www.tntconf.org/2020/programme.php?conf=20

Ne programin e konferencës i njoftuar online zënë vend të rëndësishëm edhe këto aktivitete:

“Graphene & 2D Materials" Simpozium njëditor i organizuar nga ICN2

“Medical doctors meet nanotechnologists: recent trends in nanotheranostics” i drejtuar nga Prof. Arben Merkoci dhe prof. Jonel Trebicka, University Clinic Frankfurt, Germany. Në këtë workshop do të marrin pjesë dhe do të prezantojnë eksperiencat e tyre personatitete të fushës si nga qendra të rëndësishme shëndetësore në Spanjë, Danimarkë dhe Gjermani, por edhe studjues të universiteteve në Francë Holandë dhe SHBA.

Gjithashtu është planifikuar të zhvillohet edhe një aktivitet një ditor: "Nanobiosensors school" e drejtuar nga prof. Arben Merkoçi dhe dr. Claudio Parolo, ICN2, dr. Daniel Quesada, PaperDrop, Barcelona, Spain. Organizuar brenda kuadrit të TNT2021 (Tendencat në Nanoshkencë dhe Nanoteknologji) kjo Shkollë e Nanobiosensorëve synon t'u japë shkencëtarëve të rinj dhe pjesëmarrësve e tjerë të TNT disa sugjerime të rëndësishme dhe praktike mbi pregatitjen dhe aplikimin e nanobiosensorëve. Këto përfaqësojnë pajisje të vogla të bazuara në përdorimin e nanomateriale me interes për t'u aplikuar në diagnostikimin e shëndetit, monitorimin mjedisit, sigurinë ushqimore dhe industri të tjera. Do të ketë leksione dhe demonstrime praktike nga ekspertët e fushës si dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët dhe shkembim mendimesh lidhur me zhvillimet në këtë fushë.

Janë planifikuar edhe aktivitete në të cilat Shqipëria është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto janë aktivitete të rëndësishme dhe që duhen shfrytëzuar për të realizuar bashkëpunime konkrete. Satellite ëorkshop: "2nd ëorkshop on Nanotechnologies for 21st century: Cooperation event betëeen Albania, Japan and Spain". Ky është i dyti takim në këtë kuadër pas atij që u zhvillua dy vjet më parë në Tokio, Japoni, (www.1and2dm.com/2020/nanoworkshop.php). Ky workshop synon të zhvillojë dhe forcojë më tej bashkëpunimin midis tre vendeve, Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjive si dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjise. Shkencëtarët dhe përfaqësuesit nga institucionet e të tre vendeve do të ndajnë ide rreth mundësive te bashkëpunimit dhe programet mbështetëse të kërkimin dhe zhvillimit përfshirë bashkëpunimin me industrinë në fushën e nanoteknologjisë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë është konsideruar si organizator lokal për të mbështetur dhe siguruar mbarvajtjen e punimeve të ketij aktiviteti në Tiranë.

Bashkëngjitur gjeni programin e Konferencës.