Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Akademia e Shkencave mbështet “Motin e Madh” të arbëreshëve për në UNESCO

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi shkon në qytezën arbëreshe Vakarici për të mbështetur kandidaturën e praktikave rituale arbëreshe të pranverës MOTI I MADH për njohjen si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s.

Kryetari i Akademisë do të mbajë fjalën e përshëndetjes. Akad. Shaban Sinani, Matteo Mandala dhe Francesco Altimari (Akademia e Shkencave) do të jenë pjesë e grupit të punës.

Hartimi i dosjes “Moti i Madh” në UNESCO është një projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave me Fondacionin universitar “F.Solano” me Universitetet (Kalabri, Palermo,Salento, Milano , Venecia) drejtuar nga Francesco Altimari.

***

Më 25 shtator Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi do të shkojë në qytezën arbëreshe Vakarici për të mbështetur kandidaturën e praktikave rituale arbëreshe të pranverës MOTI I MADH për njohjen si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s. Për të mbështetur njohjen e kësaj trashëgimie, që ka mbijetuar në këtë qytezë arbëreshe të themeluar rreth vitit 1470, do të jenë të pranishëm: zëvendësministrja shqiptare e Kulturës, Meri Kumbe, e cila do bëjë mbylljen e konferencës; ambasadorja e Republikës së Shqipërisë Aniola Bitri Lani dhe ajo e Kosovës Lindita Haxhitasimi. Kryetari akad. Gjinushi do të mbajë fjalën e pëshëndetjes.

 

Pjesë e grupit të punës janë edhe akad. Shaban Sinani, Matteo Mandala, Francesco Altimari (Akademia e Shkencave). Hartimi i dosjes “Moti i Madh” në UNESCO është një projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave me Fondacionin universitar “F.Solano” me Universitetet (Kalabri, Palermo,Salento, Milano , Venecia) drejtuar nga Francesco Altimari.

Antonio Pomillo është shprehur se aktiviteti do të mbahet në disa faza dhe dhe do të mbyllet me një ekspozitë dyditore dhe ilustrimin e veprimtarive të bëra në muajt e fundit rreth studimev dhe debateve të thella për rëndësinë e kësaj trashëgimie.

Nismat e projektit të bashkëfinancuar nga Rajoni i Kalabrisë (PAC 2014 2020 viti 2019 veprimi 1 lloji 1.2 të rifilluara në qershor, janë pjesë e kalendarit 2019, aktivitetet e të cilit ishin pezulluar për shkak të situatës emergjente të COVID-19. 

“Planet dhe perspektivat e ardhshme. Kjo është tema e takimit që do të mbahet më 24 shtator, të premten në orën 19.00 në Palazzo Marino me Kryetarin dhe këshilltarin komunal për kulturën Francesco Godino, Presidentin e shoqatës Zjarri - Papa Giuseppe Faraco dhe Drejtorin Artistik të 37a.

Ndërsa të shtunën më 25 shtator në Palazzo Marino, që do të jetë dita e studimit me temën MOTI I MADH, kandidatura e UNESCO-s, praktikat rituale arbëreshe të pranverës: perspektivat e kulturës italo-shqiptare në epokën e globalizimit, do të vijojë nga ora 10.30 deri në 12.00 me ëorkshope, projekte të reja kombëtare dhe vendore mbi veshjet tradicionale arbëreshe dhe endja -terminologji, konservim dhe evolucion - të lidhura me ritet e Motit të Madh.

Veprimtaritë do të koordinohen nga Nicola Bavasso, të cilat do të vijojnë pas fjalës përshëndetëse të Kryebashkiakut, këshilltar për kulturën e San Martino di Finitia-s, Ilary Licursi, që do të ndërhyjë, për Observatorin e Terminologjisë dhe Politikave Gjuhësore (OTPL) të Universitetit Katolik të Milanos, Maria Teresa Zanola; dhe studiuesit Nicoletta Pittelli, Antonio Tortorella, Vincenzo Perrellis, Pasquale De Marco dhe Francesco Perri.

Komunikimi institucional / strategjik - Lenin Montesanto Communication & Lobbying). Nga ora 5.00 pasdite deri në orën 7.00 pasdite do të prezantohet projekti i nominimit të “MOTI I MADH” në UNESCO; koordinuar nga drejtori artistik Roberto Cannizzaro, këshilltari komunal për kulturën Francesco Godino, ambasadori i Shqipërisë Bitri Lani, ambasadori i Kosovës Haxhitasimi, kreu i FAI Cosenza Laura Carratelli, Presidenti i Confindustria Cosenza Fortunato, që do të ndërhyjnë së bashku me Primo Cittadino Amarelli dhe Skënder Gjinushin për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Grupi i punës përbëhet nga Francesco Altimari dhe Giovanni Macrì (Universiteti i Kalabrisë), Monica Genesin dhe Eugenio Imbriani (Universiteti i Salento - Lecce), Giuseppina Turano (Universiteti i Venecias), Nicola Scaldaferri (Universiteti Shtetëror i Milanos), Gëzim Gurga dhe Matteo Mandalà (Universiteti i Palermos ), Mikaela Minga (Akademia e Studimeve Albanologjike - Tiranë), Raphael Aboav (Bari), Battista Martuar (Cosenza), Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë) Universiteti i Palermos.

Konferencën e mbyll Meri Kumbe, zëvendësministrja shqiptare e Kulturës. Nando Pace do të koordinojë punimet. Për pajtueshmëri të plotë me rregulloret anti-covid, kërkohen rezervime në 328.5690125. - (Burimi: Komuna Vaccarizzo Albanese - Komunikimi institucional / strategjik - Lenin Montesanto Communication & Lobbying). t