Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Studiuesi arbëresh akad. Matteo Mandalà ka botuar librin “L’immigrazione albanese in Istria” (secoli XV –XVIII)-Emigracioni arbëreshë në Istria - shekujt XV –XVIII

I shtyrë nga dëshira për të kuptuar lidhjet shkakësore që karakterizojnë natyrën komplekse të historisë së emigrimit të popujve të Ballkanit, në veçanti të shqiptarëve, Matteo Mandalà ka kryer kërkime të thelluara në arkivat civile dhe kishtare në dekadat e fundit, ku në librin “L’immigrazione albanese in Istria” (secoli XV –XVIII) ndjek vijën e identitetit kulturor të një dege të emigracionit të arbëreshëve të Istrias (që gjendet në një gadishull midis Kroacisë dhe Sllovenisë).

Si filolog, Mandalà është në kërkim të episodeve të shpeshta që kanë ndodhur në historinë e trazuar të popullit shqiptar, duke hedhur poshtë vizionin romantik të historisë së emigrimit të arbëreshëve, të mbështetur shpesh nga falsifikime të dukshme dhe thjeshtime të fakteve historike.

Qasja e këtij studimi është multidisiplinar dhe nuk injoron asnjë aspekt historik të këtij emigrimi, në veçanti atë statistikor, ekonomik, demografik dhe social, duke kombinuar aspekte të ndryshme që përcaktojnë tiparet e një shoqërie multietnike gjatë shekujve.

Sipas këtij libri që në vitin 1499 dëshmohet prania e fiseve arbëreshe.

Kërkimet e Matteo Mandalà-së kanë rezultuar me një punë të shkëlqyer dhe emocionuese në faqet e këtij libri.

 

Matteo Mandalà është filolog. Veprat e tij janë të botuara kryesisht në Itali e pjesërisht në Shqipëri e Kosovë, ku ndër të tjera ai është edhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Matteo Mandalà është bir i komunitetit arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), profesor i rregullt i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Departamentin e Kulturës të Universitetit të Palermos, bashkëthemelues dhe drejtor i Laboratorit Albanologjik, një disiplinë në të cilën ai mori pjesë në disa konferenca, madje edhe organizator në disa prej tyre, përgjegjës për projektet kërkimore mbi komunitetet shqiptare të Italisë, të cilave u ka kushtuar studime të shumta në dialektologji, filologji, kritikë letrare dhe histori, autor i disa monografive, botimeve kritike të veprave letrare dhe ese të kritikës letrare shqiptare , i dedikuar aktualisht për të rindërtuar procesin e ndërtimit të identitetit në komunitetet arbëreshe midis shekujve XVIII dhe XX.