Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Ngrihet në Akademinë e Shkencave njësia kërkimore e përkohshme e arkeologjisë së zbatuar "Arkeo-Bylis"

Zgjidhet drejtor ekzekutiv prof. dr. Neritan Ceka

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shpallur vendimin për krijimin e njësisë kërkimore të përkohshme të arkeologjisë së zbatuar "Arkeo-Bylis".

Bordi drejtues i njësisë përbëhet nga akad. Apollon Baçe, akad. Adem Bunguri, akad. asoc. Gëzim Hoxha, prof. dr. Giuliano Volpe (Itali), prof. dr. Luan Përzhita, prof. dr. Neritan Ceka, akad. Myzafer Korkuti, prof. dr. Skënder Muça dhe dr. Shafi Gashi (Kosovë).

Në mbledhjen e parë të bordit drejtues që u mbajt së bashku me komisionin e arkeologiisë e historisë, u zgjodh drejtor ekzekutiv prof. dr. Neritan Ceka.

U diskutua koncepti sesi do të hartohet historia, ku u paraqitën katër modele nga prof. dr. Neritan Ceka, nga akad. Apollon Baçe, akad. Adem Bunguri dhe prof. dr. Skënder Muça.

Gjithashtu u diskutua edhe puna përgatitore për Konferencën e Albanologjisë.

Njësia kërkimore e përkohshme e arkeologjisë së zbatuar "Arkeo-Bylis" do të nisë punën me realizmin e fazës së parë të kërkimeve mbështetur në metodat gjeofizike, në sitin arkeologjik të Bylisit.

 

“Vendim

Nr 52, datë 5,08. 2051

Për krijimin e njësisë kërkimore të përkohshme të arkeologjisë së zbatuar "Arkeo-Bylis"

Referuar nenit 4 pika 6 dhe nenit 19 pikat 1 dhe 3 të ligjit 53/2019 “për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”; si dhe neneve 44 e 46 të statutit të saj, Kryesia e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e datës 01.08.2021; mbështetur në propozimin me shkrim nr.484 datë 09.07.2O21 të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (bashkëngjitur), propozim i miratuar edhe nga komisioni i arkeologiisë e historisë dhe komisioni i artit dhe trashëgimisë (bashkëngjitur); si dhe në relacionin përkatës paraqitur nga propozuesit (bashkëngjitur):

Vendosi:

1. Krijimin e njësisë kërkimore të përkohshme të arkeologiisë së zbatuar "Argeo-Bylis", për zbatimin e metodave gieofizike në kërkimet arkeologiike dhe stabilizimin e këtyre metodave në kërkimet e kësaj fushe.

2.Bordi drejtues i njësisë përbëhet nga këta anëtarë akad. Apollon Baçe, akad. Adem Bunguri, akad. asoc. Gëzim Hoxha, prof. dr. Giuliano Volpe (Itali), prof. dr. Luan Përzhita, prof. dr. Neritan Ceka, akad. Myzafer Korkuti, prof. dr. Skënder Muça dhe dr. Shafi Gashi (Kosovë). Mbledhja e parë e bordit drejtues të zhvillohet brenda datës 5 shtator 2021. Në mbledhjen e parë të zgjidhet drejtori ekzekutiv.

3. Deri në hartimin e rregullores së brendshme njësia "Arkeo-Bylis” të funksionojë sipas platformës për zbatimin e metodave gjeofizike në kërkimet arkeologjike (bashkëngiitur), propozuar nga arkeologët Neritan Ceka, Luan Përzhita dhe Giuliano Volpe. Rregullorja e brendshme të hartohet nga bordi drejtues dhe të paraqitet për miratim deri në fund të muajit shtator.

4. Brenda muajit shtator 2O21 njësia “Arkeo-Bylis” të ketë përfunduar evidentimin e grupeve kërkimore brenda vendit dhe në vendet fqinje që mund të ofrohen për bashkëpunim, duke finalizuar fazën e parë të anëtarësimit. Deri në fund të vitit 2021 të realizohet faza e parë e parë e kërkimeve mbështetur në metodat gjeofizike, në sitin arkeologjik të Bylisit (projekti bashkëngjitur) dhe të jetë krijuar modeli i kërkimve me këto metoda në raste të tjera.

5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen: Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologiike, sekretari shkencor dhe kancelari. 6. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Akademik Skënder Gjinushi

Kryetar”

 

/>

 

/>

 

/>