Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Krijimi i rrjeteve dhe ngritja e qendrave elitare të kërkimit në fusha gjithnjë e më të specializuara është rruga për t’u aftësuar për të qenë konkurrues

Nga fjala përshëndetëse e akad. Skënder Gjinushit në veprimtarinë mbi certifikimin e fidanëve autoktonë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka organizuar sot në Vlorë konferencën ndërkombëtare “Prodhimi dhe certifikimi i fidanëve të drurëve frutorë me anë të metodave inovative të bioteknologjisë, nevojë urgjente për tregun”.

Veprimtaria u mbajt në bashkëpunim me Qendrën e Trajtimit të Teknologjive Bujqësore, Consiglio nazionale delle ricerche, Istituto per la BioEconomia (IBE) – CNR, AKKSHI dhe Univeristeti i Tiranës. Morën pjesë Efigjeni Kongjika, Carla Benelli, Valbona Sota, Brunilda Çuko, Elektra Papakosta, Ariola Bacu, Maurizio Lambardi dhe Albert Rabeta.

U trajtuan temat: Kontributi i mikroshumimit në prodhimin e bimëve të drufrutorëve me cilësi; probleme të prodhimit të fidanëve në Shqipëri dhe zgjidhjet e mundshme; Përdorimi i bioreaktorit ElecTIS si metodë alternative për mikroshumimin në shkallë të gjerë të specieve drufrutore; kërkesat urgjente të fidanishteve shqiptare për prodhimin e materialit bimor të certifikuar për tregun e frutikulturës, etj.

 

Veprimtaria u përshëndet nga akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Msc. Meno Besimaj, titullar i QTTB, Vlorë

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Akademisë Shkencave akad. Skënder Gjinushi, theksoi se prodhimi i fidanëve duhet të përballojë sfida jo të vogla dhe kërkesa të forta tekniko-shkencore. Krijimi i rrjeteve dhe ngritja e qendrave elitare të kërkimit në fusha gjithnjë e më të specializuara është rruga për t’u aftësuar për të qenë konkurrues .

“Certifikimi shkencor i fidaneve të drurëve frutorë autoktonë është një nga kushtet në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Tani jemi në momentin që na nxjerr si detyrë fillimisht të ngremë një rrjet kombëtar të bioteknologjisë bimore, me statusin e një qendre virtuale të bioteknologjisë, e cila do të funksionojë pranë Akademisë së Shkencave.”, tha akad. Gjinushi.

Fjala përshëndetëse e akad. Skënder Gjinushit në veprimtarinë mbi certifikimin e fidanëve autoktonë

Vlorë, 8 shtator 2021

Veprimtaria shkencore që ju po organizoni sot është pjesë e programit vjetor të Akademisë sonë të Shkencave dhe ka për qëllim paraqitjen e rezultateve të kërkimeve shkencore të specialistëve të frutikulturës brenda dhe jashtë institucionit e vendit para këtij auditori të specializuar njohësish të dijeve bashkëkohore në këtë fushë. Ajo ka për qëllim gjithashtu njohjen me teknologjitë e reja dhe transferimin e njohurive shkencore nga një brez kërkuesish me përvojë në brezin më të ri.

Kërkuesit shqiptarë në fushën e bioteknologjisë dhe gjenetikës kanë rastin të bëjnë të njohur nivelin e kërkimeve të tyre në një përballje cilësore dhe me dinjitet me arritjet e kërkuesve të shquar italianë të disiplinës së bioteknologjisë bimore, si prof. Lambardi dhe dr. Beneli, të njohur e të vlerësuar jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në Europë.

Më lejoni të përgëzoj për përgatitjet e frytshme të kësaj ngjarjeje njësinë e bioteknologjisë dhe të gjenetikës, të kryesuar nga akad. Efigjeni Kongjika, e cila u krijua para rreth dy vjetësh në funksion të përmbushjes së misionit të ri të Akademisë së Shkencave sipas përkufizimit në Ligjin nr. 53/2019, që e ngarkon atë me përgjegjësinë për një rol pararendës në kërkimin shkencor. Njësia e bioteknologjisë dhe gjenetikës, duke qenë më e hershmja, shërbeu edhe si një model në procesin e hapjes së Akademisë së Shkencave me bashkësitë e dijetarëve në universitete e qendra kërkimore. Ajo grupoi një rreth të gjerë studiuesish të disiplinave që mbulon dhe sot ka një regjistër kombëtar të gjithë kërkuesve në universitete dhe institucione të tjera shkencore në Shqipëri e në rajon; duke krijuar të parën bazë të dhënash me karakter njohës, në të cilën studiuesit e Vlorës, që mbajnë peshë të rëndësishme dhe në këtë konferencë, zënë vend të denjë.

Rezultatet e deritashme të grupeve kërkimore janë për t’u përshëndetur, por ka mundësi për t’i thelluar, me kalimin e produktit bioteknologjik të krijuar nga niveli i projekteve dhe kërkimeve-pilot në një shkallë më të gjerë dhe me stimulimin e bizneseve në tregun e brendshëm e rajonal. Krijimi i rrjeteve dhe ngritja e qendrave elitare të kërkimit në fusha të tilla gjithnjë e më të specializuara është rruga për t’u aftësuar për vazhdimin e suksesshëm të punës dhe për të qenë konkurrues me vendet e zhvilluara.

Këtij procesi i shërben edhe kjo veprimtari, që ka si qëllim kryesor njohjen e fermerëve e biznesmenëve të prodhimit të fidaneve të drurëve frutorë me metodat bashkëkohore të shtimit të materialit gjenetik bimor për rritjen e efektivitetit të shtimit në krahasim me metodat tradicionale.

Ngjarja e sotme merr rëndësi duke qenë në një situatë që perspektiva e prodhimit të fidaneve për vendin tonë është e hapur. Por prodhimi i tyre duhet të përballojë sfida jo të vogla dhe kërkesa të forta tekniko-shkencore, jo vetëm për të plotësuar gjithnjë e më mirë nevojat në rritje të ekonomisë së vendit, në përputhje me prioritetin që ka sot industria agro-përpunuese.

Me hapjen e kufijve të tregut europian dhe me qarkullimin e lirë të produkteve bimore lind si domosdoshmëri rregullimi në nivel kombëtar i gjithë procesit të certifikimit, shumimit dhe tregtimit të materialit biogjenetik të drurëve frutorë, përmes një programi shkencor dhe legjislativ efikas.

Certifikimi shkencor i fidaneve të drurëve frutorë autoktonë është një nga kushtet në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Tani jemi në momentin që na nxjerr si detyrë fillimisht të ngremë një rrjet kombëtar të bioteknologjisë bimore, me statusin e një qendre virtuale të bioteknologjisë, e cila do të funksionojë pranë Akademisë së Shkencave. Kjo qendër do të grupojë grupe të përhershme e të përkohshme pune me rëndësi kombëtare në mbështetje të strategjive për kërkim e zhvillim dhe do të marrë nisma për organizimin e studimeve ndërdisiplinare, me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj dhe të studiuesve jashtë Akademisë. Krijimi i këtij rrjeti do të shërbejë për të bashkuar burimet më të mira në potencialet njerëzore dhe të infrastrukturës në vend për të qenë të aftë për vazhdimin e punës dhe për të qenë konkurrues me vende më të zhvilluara të rajonit. Ndërverprimi i këtij rrjeti me rrjetet ballkanike tashmë ekzistuese do të ndikojë efektivisht për përmirësimin dhe zgjerimin e bashkësisë së kërkuesve dhe për rritjen e pjesëmarrjes sonë në projekte rajonale, ballkanike dhe europiane.