Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Akad. Arben Merkoçi dhe akad. Nazim Gruda pranohen në përbërje të grupit të kërkuesve shkencorë në programin "Zona Kërkimore Shkencore Europiane" të ALLEA-s (All European Academies)

Presidenti i ALLEA-s akad. Antonio Loprieno i shkruan akad. Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë së Shkencave: “Jemi të nderuar të pranojmë këto kandidatura dhe shpresojmë të kemi edhe studiues të tjerë të kalibrit të tyre si pjesë e grupit të punës"

Akademik Arben Merkoçi dhe akademik Nazim Gruda janë pranuar si përfaqësues të grupit të punës së ERA (Zona Europiane e Kërkimit) të ALLEA-s (All Europian Academies).

Presidenti i ALLEA-s akad. Antonio Loprieno i ka dërguar Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushit një letër në lidhje me nominimin e akad. Arben Merkoçit dhe akad. Nazim Grudës, ku konfirmohet se janë pranuar si përfaqësues të grupit të punës së ERA (Zona Europiane e Kërkimit) nga ALLEA (All Europian Academies).

Presidenti i ALLEA-s akad. Antonio Loprieno i shkruan akad. Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë së Shkencave: “Jemi të nderuar të pranojmë këto kandidatura dhe shpresojmë të kemi edhe studiues të tjerë të kalibrit të tyre si pjesë e grupit të punës"

Ai shprehet për forcimin e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ALLEA-s brenda grupit të punës të ERA-s.

 

Mbledhja e parë e grupit të kërkuesve të përzgjedhur nga ALLEA do të bëhet online më 7 tetor 2021.

Kryesia e Akademisë së Shkencave uron dy anëtarët e saj për zgjedhjen e tyre në grupin e kërkuesve europianë dhe suksese të përbashkëta në përbërje të ERA-s. Rritja e rolit dhënës të Akademisë sonë është shprehje e ndryshimeve të suksesshme të veprimit dhe misionit të saj.

Profil i shkurtër intelektual i akademik Arben Merkoçit

Akad. Arben Merkoçi mbaroi studimet në degën Kimi Industriale (1986) dhe fitoi titullin ”Doktor i shkencave” (1991) në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Më pas kreu studime postdoktorate (1991-2002) në Hungari, Greqi, Itali, Spanjë dhe SHBA, duke kryer kërkime shkencore në fushën e biosensorëve dhe nanoteknologjisë. Në vitin 2008 mori titullin “Profesor” ICREA (www.icrea.es) në Spanjë dhe u zgjodh Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Aktualisht prof. Merkoçi është drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve (www.nanobiosensors.org) në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2, www.icn.cat) në Spanjë. Studimet e tij janë të drejtuara në fushën e dizenjimit, përgatitjes dhe aplikimit të nanobiosensorëve në fushat e diagnostikimit klinik, monitorimit të mjedisit dhe sigurisë së ushqimeve dhe aplikime të tjera industriale.

Prof. Merkoçi është editor i “Biosensors and Bioelectronics”, revista më prestigjioze në fushën e biosensorëve dhe anëtar i bordit të disa revistave si “Electroanalysis”, “Microchimica Acta” etj.

Prof. Merkoçi ka botuar mbi 200 artikuj në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka udhëhequr (ose në proces) mbi 30 teza doktorature. Ka drejtuar e koordinuar dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shërbyer si anëtar i bordeve të vlerësimit të projekteve të BE-së dhe të disa agjencive ndërkombëtare.

Është kryetar i njësisë kërkimore "NanoAlb" të Akademisë së Shkencave.

Profil i shkurtër intelektual i akademik Nazmi Grudës

Akad. Nazim Gruda është një nga specialistët dhe shkencëtarët më të shquar mbarëshqiptarë në fushën e hortikulturës. Titullin “Doktor i shkencave” e ka marrë nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani. Në Universitetin e Humbold-it në Berlin, Gjermani, u kualifikua me cilësinë e mësimdhënësit universitar (habilitation) dhe në Universitetin e Bonn-it me cilësinë e docentit. Nazim Gruda është fitues i çmimit "Heinrich Bauer" dhënë nga Universiteti Teknik i Mynihut (2003) dhe "Courtesy Associate Professor" i Universitetit të Floridës (2004). Në vitin 2003 ai ishte "Guest Scientist" i "Teagasc-Kinsealy Research Centre" në Irlandë dhe në vitin 2007, "Invited Research Scholar" i VirginiaTech-Blacksburg në SHBA. Emri i tij vijon të listohet që nga viti 2006 në “Who is Who in the World”.

Nga pena e tij kanë dalë mbi 200 botime shkencore, një pjesë e të cilave në revista me IF. Është autor ose bashkautor i 15 librave; i mbi 40 raporteve tekniko-shkencore dhe janë mbajtur e paraqitur në forume shkencore ndërkombëtare; i mbi 90 referateve e posterave prezantuar në simpoziume, konferenca e kongrese ndërkombëtare në Europë, Amerikë, Azi e Australi. Eshtë drejtues i disa studimeve studentore dhe mbajtës i ligjëratave në pesë universitete gjermane, anëtar i këshillave shkencore të disa simpoziumeve, konferencave e kongreseve ndërkombëtare dhe/ose drejtues i disa prej seksioneve të tyre, si p.sh., në vitin 2009 në Quebec City në Kanada; në vitin 2011 e 2014 në Tiranë, Shqipëri; në vitin 2012 në Amman, Jordani; në vitin 2014 në Brisbane, Australi dhe Zagreb, Kroaci; në vitin 2015 në Chisinau, Moldavi e Evora, Portugali etj.

Ai është anëtar i bordeve drejtuese e recensent i disa revistave shkencore të hortikulturës, si dhe ekspert i ftuar nga disa organizata ndërkombëtare, duke përfshirë FAO-n (UN) dhe i Zyrën Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë me qendër në Bon.

Ka fituar çmimin "Radovicka" të Akademisë së Shkencave. Është përfaqësues i saj në organizatën europiane të akademive të shkencave agrare.