Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Zhvillohet me sukses konferenca shkencore in memoriam në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të akad. Petrit Gaçes

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës kanë organizuar sot me sukses konferencën shkencore in memoriam:

Akad. Petrit Gaçja, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Me organizimin e kësaj konference Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka nderuar kujtimin e figurës së paharruar dhe veprën themeltare të akademikut Petrit Gaçe, një emër i shquar i një prej shërbimeve më të vështira e më të domosdoshme të shëndetësisë kudo në botë.

Konferenca u moderua nga akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i ASH.

Përshëndeti prof. dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit Mjekësor të Tiranës, i cili tha ndër të tjera se akad. Petrit Gaçja e ngriti kardiokirurgjinë shqiptare në nivelet më të larta në themele të forta.

Prof. dr.Gjata tha se akad. Gaçja kombinoi punën klinike me punën eksperimentale dhe nxiti kërkimin shkencor për të gjithë stafin.

Ka përshëndetur konferencën edhe prof. dr. Fatmir Brahimaj, Kryetar i Urdhrit të Mjekëve. Ai foli për strategjitë e suksesit të Petrit Gaçes në drejtimin e kardiokirurgjisë. Ai shqetësohej të gjente shkaqet e vdekjes, mbi bazën e të cilave përmirësonte punën më pas. Ai ishte aq i lidhur me profesionin e tij, saqë bënte që edhe vdekja t’i shërbente jetës, -tha prof.dr. Brahimaj.

Fjala e hapjes u mbajt nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave.

“Jeta profesionale e Petrit Gaçes është e lidhur me historinë e tri katedrave: të anatomisë normale, të kirurgjisë së përgjithshme e të asaj kardiovaskulare dhe të kirurgjisë së djegie-plastikës dhe transplantit të lëkurës. Me emrin e tij janë të lidhura edhe shumë disiplina e shërbime të tjera shëndetësisë shqiptare, që kanë hyrë në histori bashkë me të. “, tha akad. Gjinushi. 

“Jeta dhe personaliteti i Petrit Gaçes janë shembull i jashtëzakonshëm për çdo brez që vjen sesi të krijosh e të lësh trashëgim emrin e mirë, nderin profesional e intelektual, modelin e përsosjes morale. Ai përmendet në çdo qytet e në çdo anë të Shqipërisë si njeriu me duar të arta që shpëtoi jetë njerëzish duke mësuar të tjerët si të shpëtojnë jetë njerëzish, duke formuar dy breza kardiokirurgësh të suksesshëm, që provuan se me dije e me kushtim nuk ka sëmundje që s’përballohet.

Në kodin e nderit të atyre dhjetëra e qindra mjekëve e infermierëve që qëndrojnë prej një viti e gjysmë në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19, duke u kthyer në heronj të ditës, është edhe modeli i krijuar nga Petrit Gaçe e homologët e tij.”, -tha më tej akad. Gjinushi.

Më pas vijuan ligjëratat shkencore që kanë hedhur dritë mbi punën dhe kontributin e akad. Petrit Gaçes, jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe të shkencës së saj.

Akad. Anesti Kondili ka mbajtur kumtesën “Personaliteti i akad. Petrit Gaçes”, ku kujtoi ëndërrën që akad. Gaçe e bëri të mundur për të shëruar ataket e zemrës me metodën e goditjes elektrike dhe sfidat në veprimtarinë e këtij personaliteti për teknikën në operacionin e stenozës së valvulës mitrale me metodën transventrikulare.

U bë paraqitja e monografisë së sapobotuar të prof. dr. Lluka Heqimit “Një libër kushtuar akademikut Petrit Gaçja” nga vetë autori.

Prof.dr. Lluka Heqimi rrëfeu për jetën dhe kontributin e akad. Petrit Gaçes, sesi ai punonte që të mbidhte rreth vetes një ekip të mirëpërgatitur për kirurgjinë e zemrës dhe kirurgjinë e përgjithshme, të cilin e përgatiste me studentët më të mirë të universitetit, duke u bërë vetë shembulli i punës dhe sakrificës për shëndetin e pacientëve.

Prof.dr Heqimi tha se dijet dhe përvoja e akad. Petrit Gaçes ballafaqoheshin denjësisht me nivelet e shkencës botërore. ***Prof. dr. Ajli Alushani pasi përshëndeti Kryesinë e Akademisë së Shkencave për koordinimin e aktivitetit dhe autorin e monografisë mbajti kumtesën “Në një katedër e në një klinikë me Petrit Gaçen - një përvojë e paharrueshme”.

Ai nuk i ndante librat nga dora. Kur lindi nevoja e kardiokirurgjisë ai ia doli të vinte bazat pavarësisht pengesave që së pari ishin ngaqë Shqipëria ishte një vend shumë i varfër dhe së dyti organet shtetërore kundërshtonin, por me këmbënguljen e tij krahas kardiokirurgjisë u zhvilluan edhe degët e anestezisë.

Ai e modernizoi kirurgjinë, ku më 11 maj 1971 u arrrit të përdorej aparati zemër-mushkëri gjatë operacionit, që vinte pas metodikës së operacionit me zemër të hapur dhe ulje të temperaturës së trupit, -tha prof. dr. Ajli Alushani.

Petrit Gaçe forcoi punën eksperimentale, të cilën e konkretizonte me studentët tek kafshët. Falë tij kardiologë të rinj e kanë ngriur sot klinikën e kardiokirurgjisë me atë nivel sa sot po kryejnë mijëra ndërhyrje, -tha prof.dr. Alushani.

Prof. dr. Fedhon Meksi në kumtesën “Kateterizimi i zemrës, një vepër e stimuluar nga prof. Petrit Gaçja”, - tha se ai bëhej mjek, infermier e sanitar, ku rrinte me orë të tëra pranë pacientit.

Akad. Petrit Gaçja ishte i pari që futi kateterin e në aortë. Tani shërbimi i kardiokirugjisë ka arritur që të ketë një vdekëshmëri shumë të ulët, 2 për qind, -tha prof. dr. Meksi.

Prof. dr. Ali Refatllari e cilësoi Petrit Gaçen si mendjen e shkëlqyer që themeloi e drejtoi shërbimin e kardiokirugjisë. Ai është autor i parë i gjithë spektrit të operacioneve kardiake që në Shqipëri. Ishte enciklopedist në fushën e mjekësisë dhe shquhej për punën në ekip. Ishte mendje e hapur dhe për të pacienti ishte i shtrenjtë.

Figura e tij si mjeshtër i madh i mjekësisë dhe veçanërisht i kardiokirurgjisë, mbetet në panteonin e heronjve të mjekësisë shqiptare, -tha prof. dr. Ali Refatllari.

Prof. dr. Tritan Shehu në kumtesën e tij , “Anestezia dhe reanimacioni - shërbime cilësore shëndetësore që lidhen me emrin e Petrit Gaçes”, rrëfeu përvojnë e tij gjatë punës me akad. Gaçen. Më udhëzonte, më ndiqte, duke u bërë udhërrëfyes i madh për të kuptuar rëndësinë e degës së anestezisë, duke zhvilluar atë në reaminacionin shqiptar. Na vëzhgonte e drejtonte, por gjithmonë duke na lënë të kuptojmë se po punojmë vetë.

Petrit Gaçja ka qenë motori i madh i drejtimit të mjekësisë moderne shqiptare. Ishte njohës i gjthçkaje pa tabura dhe intelektual erudit. Në çdo hap mësoje nga ai, -tha Tritan Shehu.

Prof. dr. Arben Baboçi në kumtesën “Petrit Gaçja - si e bëri të mundur "të pamundurën"” përmendi kontributet më të mëdha, sesi e bëri kirurgjinë shqiptare të guxonte të korigjonte problemet e lindura të zemrës që në hapat e parë të jetës dhe ngritjen e spitalit të kardiokirurgjisë, për të cilin e solli projektin nga Italia, por nuk e gëzoi dot, sepse u largua nga jeta, -tha dr. Arben Baboçi.

Prof. dr. Edmond Kapedani përshëndeti dhe i shprehu mirënjohejn Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe veçanërisht Kryetarit akad. Skënder Gjinushi për organizimin e veprimtarisë.

Ai e cilësoi Petrit Gaçen si iniciator të kirurgjisë kardiovaskulare si njësi e veçantë dhe tha se ai ishte mësuesi ynë, familjari ynë, që e zhvilloi kardiokirurgjinë nga niveli i operacioneve simbolike drejt operacioneve të vështira dhe të guximshme.

Prof. dr. Efrosina Kajo në kumtesën “Ne, brezi tjetër, që patëm fatin të punonim nën drejtimin e prof. Petrit Gaçes”, kujtoi me emocion punën me akad. Gaçen dhe u shpreh sesi ai arriti të krijonte një ekip të specializuar të cilin e parapërgatiste që në bankat universitare. Na kultivoi edukatën e punës, -tha Kajo.

Kumtuesit sollën të plotë para audiencës profilin e paharruar të Petrit Gaçes, të rrethuar me nderim e mirënjohje nga kolegët, bashkëpunëtorët dhe ish-studentët e tij; të të gjithëve atyre që e kanë njohur dhe atyre që kanë gjetur shërim e shpëtim prej duarve të tij, duke kujtuar edhe nderimet e merituara zyrtare e popullore; të shprehura në tituj nderi e mirënjohje qytetare.

Konferenca u mbyll me kujtime nga përvojat e atyre që punuan me akad. Gaçen, me përshëndetje e falënderime, por edhe me emocione nga ish studentët e kolegët e tij më të rinj.

Djali i akad. Petrit Gaçes, dr. Artur Gaçe i falënderoi dhe iu shprehu mirënjohjen Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizatorëve dhe pjesëmarrësve.