Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Ditëlindja Ismail Kadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderoi sot në 85-vjetorin e lindjes akademik Ismail Kadarenë, si shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave dhe anëtarin e vlerësuar të saj

Ditëlindja Ismail Kadare

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Presidenti Meta vlerëson akademikun

Luan Omari

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Shkencëtari i talentuar, akademik i asociuar, prof. Artan Boriçi përcillet me homazhe dhe nderime nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë

 

"Të nderuar të pranishëm, Artani na la, por vepra e tij është pjesë e vyer e trashëgimisë akademike të Shqipërisë.

Arritjet e tij shkencore janë e do të jenë në duart e studiuesve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai e shkroi jetën e tij në këto arritje.

I dashur Artan, na ike kur s’e prisnim, shumë pak kohë bashkudhëtuam në Akademinë e Shkencave. Por emri yt është duke u shkruar në Librin e Artë të Shkencës sonë." - tha Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi.

Ngushëllime të ndjera ka shprehur sot edhe Ambasada e Zvicrës në Shqipëri në postimin e faqes zyrtare të facebook, ku shkruhet:

"Sot vajtojmë humbjen e Profesor Artan Boriçit si pasojë e Covid-19. Ai ishte një fizikant i shkëlqyer dhe anëtar i respektuar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artan Boriçi ishte gjithashtu një anëtar aktiv i Klubit Zviceran në Shqipëri. Ai studioi në ETH Zürich dhe kreu punë kërkimore me Institutin Paul Scherrer në Zvicër. Ekipi i Ambasadës Zvicerane shpreh trishtim të thellë dhe i dërgon ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve."

Pas homazheve të mbajtura nga Akademia e Shkencave, trupi i shkencëtarit të ndjerë Artan Boriçi nesër në orën 11.00 do të niset drejt Shkodrës, për t’u prehur në vendlindje.

Akad.asoc Artan Boriçi u nda jeta mbrëmjen e 25 marsit, në prag të 56-vjetorit të lindjes së tij (19 prill 1965) pas një beteje të javëve të fundit me Covid-19.