Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Ditëlindja Ismail Kadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderoi sot në 85-vjetorin e lindjes akademik Ismail Kadarenë, si shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave dhe anëtarin e vlerësuar të saj

Ditëlindja Ismail Kadare

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Presidenti Meta vlerëson akademikun

Luan Omari

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Një tjetër botim i Akademisë së Shkencave, “Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe” nga prof. Ali Jashari

 

Kështu, siç e dëshmon edhe “Fjalori”, lidhjet homonimike të fjalëve janë dukuri mjaft e gjerë edhe në gjuhën shqipe, me një numër të madh çiftesh (dy fjalë homonimike) dhe vargjesh (më shumë se dy fjalë homonimike), të krijuara gjatë zhvillimit të gjuhës shqipe, nëpërmjet rrugëve e mënyrave të ndryshme; e ky proces vijon edhe sot.

Duhet kujtuar që një pjesë e lëndës homonimike është dhënë edhe në fjalorët shpjegues të shqipes e në fjalorët dygjuhësh, por më gjerë e me kritere të mirëfillta shkencore ajo jepet në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), ku trajtohen leksikografikisht si njësi të veçanta leksikore mbi 500 çifte ose vargje homonimesh të tipeve të ndryshme me rreth 1050 njësi homonimike. 

“Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe” (2020) përmban rreth 6 mijë paragrafe homonimike, me përmbi 16. 500 fjalë homonime. Lënda e tij vjen nga një shumësi burimesh shkencore e letrare, si dëshmi të besueshmërisë së zgjedhjeve të njësive, të pasurisë së kësaj paradigme leksikore dhe të trajtimit të saj leksikografik. Mjafton të përmendim se për hartimin e këtij fjalori janë vjelë posaçërisht rreth 400 vepra shkencore, letrare, publicistike etj. me një vëllim prej 447.500 faqesh, çka është pasqyruar në bibliografinë përkatëse.

”Fjalori” i tanishëm është i tipit shpjegues, i llojit të veçantë (specifik), siç janë dhe fjalorët e antonimeve, të sinonimeve etj., sepse pasqyron dhe shpjegon një paradigmë të veçantë të leksikut të shqipes, siç janë njësitë me lidhje leksikosemantike homonimike dhe me përdorimin e tyre në ligjërim. Mendojmë se është zgjidhur drejt shkrirja e strukturës semantike të fjalëve polisemantike në një kuptim të vetëm, duke i ndarë me pikëpresje si nuanca të të njëjtit kuptim, me një shpjegim përmbledhës, jo thjesht e vetëm për identifikim ekonomik të përmbajtjes, por edhe sepse ndarja e kuptimeve nuk është e nevojshme për të dëshmuar lidhjet homonimike, siç është, përkundrazi, e domosdoshme në lidhjet sinonimike e antonimike....

Një çështje e ndërlikuar, e përballuar gjithashtu me sukses, ka qenë sidomos hartimi i paragrafit leksikografik (një term që haset edhe për njësi të tjera gjuhësore), ku ngërthehen homonimet e mirëfillta me homoformat, homografet e homofonet, njësitë e përgjithshme me ato krahinore, njësitë e shqipes me të huazuarat, homonimet e mirëfillta me të prejardhurat nga shpërbërja e polisemisë, njësitë nga pjesë të ndryshme të ligjëratës etj. Kështu është arritur të ndërtohet çdo paragraf duke sendërtuar gjedhe që mundësojnë paraqitjen sistemore të njësive të ndryshme leksikore me përbërje tingullore të njëjtë. Kësisoj,”Fjalori” e krijon mundësinë që kjo paradigmë leksikore të perceptohet në mënyrë modelore. 

“Fjalori” dëshmon njëherazi se autori e tij i njeh mirë parimet e përgjithshme e kriteret e veçanta për hartimin e fjalorëve. Po kujtojmë këtu që prof. Ali Jashari është tashmë një leksikolog i formuar, njihet si hartues i dy fjalorëve të botuar: “Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe”, 2007, 420 faqe (me rreth 3 000 kalke e huazime frazeologjike, proverba etj., të përzgjedhura nga 32 000 skeda me njësi të vjela nga 430 vepra e nga shtypi) dhe “Fjalor leksikofrazeologjik i Devollit”, 2016, 620 faqe (me rreth 13 000 fjalë, njësi frazeologjike, emra njerëzish, emërvende, eufemizma etj.), dy vepra të arritura prej një pune të kujdesshme disavjeçare, të vlerësuara në gjuhësinë shqiptare për përmbajtjen, përpunimin e cilësinë shkencore, si dhe bashkautor në ”Fjalor i homonimeve të gjuhës shqipe” (2008). Këto vepra e studime të tjera, si titullar i lëndës së leksikologjisë shqipe në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, si dhe tiparet e një kërkuesi të durimshëm, këmbëngulës e objektiv, ngjizën te prof. Ali Jashari një formim teorik të shëndoshë në këto fusha dhe përvojë shkencore të pasur në leksikografi, që japin siguri e besueshmëri për produktin e tij shkencor. Është rrjedhojë e këtyre që “Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe” (2020) të përmbajë në mënyrë implicite edhe sistemin teorik të zbatuar për homoniminë dhe për tipologjinë në homonimi. Zgjidhjet leksikografike jepen në pajtim me teorinë.

“Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe”(2020) është i pari i këtij lloji në leksikografinë shqipe në këto përmasa e cilësi shkencore, që mëton të japë një pasqyrë sa më të plotë të kësaj paradigme të leksikut të shqipes. Kështu ai plotëson edhe një zbrazëti të dukshme në fushën e fjalorëve të veçantë të shqipes. Vlerat e tij gjenden në gjithë përbërësit e makrostrukturës e të mikrostrukturës: te numri i madh i njësive homonimike që përfshin; te shënimet plotësuese; te rendi sipas lidhjeve leksikosematike e gramatikore në paragrafe homonimike, çka e bën edhe më të dobishëm për ata që do ta përdorin; te shpjegimet e kuptimeve leksikore; tek ilustrimi me kontekste të larmishme, ku rroket edhe më mirë kuptimi e përdorimi i fjalëve homonime. Me këto vlera ky fjalor synon t’u shërbejë pedagogëve e studentëve të filologjisë, mësuesve të gjuhës shqipe, shkrimtarëve e përkthyesve, publicistëve, studiuesve, leksikografëve, të huajve që duan të mësojnë shqipen, si dhe gjithë atyre që duan të pasurojnë e të fuqizojnë komunikimin gjuhësor e kanë interesa për të ngritur kulturën gjuhësore.

Por është në natyrën e përsosmërisë dhe të çdo vepre në dorë të parë, që edhe ”Fjalori” të kishte ndonjë të metë dhe atij t’i shtroheshin nga recensuesit kërkesa të reja për cilësi më të lartë, që duhej e mund të ndreqeshin e të plotësoheshin, çka u përmbush gjatë rishikimit e ripunimit tërësor, të kujdesshëm e përfundimtar të gjithë ”Fjalorit”. 

“Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe” (2020) është i arrirë përgjithësisht në nivelin shkencor më të mirë të mundshëm në gjithë përbërësit: në fjalës, në ndërtimin e paragrafit leksikografik, në shënimet plotësuese, në shpjegime e shembëllzime etj. Me lëndën që sjell dhe me trajtimin e saj leksikografik, me vlerat e shumanshme gjuhësore e me sistemin teorik që zbaton, si dhe me cilësinë shkencore e dobishmërinë praktike, vepra e meriton botimin nën logon e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Si fjalor homonimik, me këto përmasa e vlera, padyshim ai do të zërë vendin e duhur në fondin e fjalorëve të shqipes, duke e pasuruar leksikografinë shqiptare me një vepër të re e me nivel shkencor bashkëkohor. Shumë vlera të ”Fjalorit”, shkencore e praktike, do t’i zbulojë kushdo që do ta marrë e do ta shfrytëzojë sipas kërkesave vetjake