Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Ditëlindja Ismail Kadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderoi sot në 85-vjetorin e lindjes akademik Ismail Kadarenë, si shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave dhe anëtarin e vlerësuar të saj

Ditëlindja Ismail Kadare

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Presidenti Meta vlerëson akademikun

Luan Omari

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Simpoziumi në Akademinë e Shkencave, dedikuar shkencëtarit nobelist austriak Erwin Schrödinger që tronditi mendimin shkencor me idetë e tij të shfaqura në librin "Çfarë është jeta"

 

Akademik Skënder Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë çeli simpoziumin me fjalën e mirëseardhjes, ku pasi uroj pjesëmarrësit dhe veçanërisht znj. Nathanaili si ideatore e kësaj veprimtarie e si përkthyese e librit të Schrodinger në shqip, theksoi:

"Ky simpozium është i veçantë për temën e tij aq intriguese: “Ku shkon njerëzimi?”, pyetje kjo e shtruar para njerëzimit që në origjinën e tij e që në çdo kohë ka marrë e merr përgjigje të ndryshme dhe çdo herë, përgjigjja ka më shumë të panjohura se vetë pyetja.

Pa dyshim idetë e Schrodingerit, të shtruara në librin e leksionet e tij mbi jetën, sollën në mendimin shkencor të kohës ndryshime kopernikane. Ato tronditën rëndë kufijtë e disiplinave, duke shembur kufijtë midis botës së gjallë dhe botës tjetër, duke relativizuar kufijtë midis tyre.

Zbulimet e idetë e mëdha prishin rehatinë mendore, cenojnë status quo-të, ndryshojnë rrjedhat e mendimit shkencor, bëhen shkak për ndryshime rrënjësore, për ide e qasje të reja. Të tilla kanë qenë për dekada me radhë idetë e Schrodingerit.

Pyetjet e idetë e tij janë edhe sot po aq aktuale. Raportet e njeriut me natyrën kanë ndryshuar, mendja e njeriut siç dihet arrin të dyfishojë trashëgiminë intelektuale të njerëzimit në harkun e dhjetë vjetëve, në saj të tyre kanë lindur sendet me tru dhe gjithnjë e më shumë ato kërkojnë të konkurrojnë e të sfidojnë vetë krijuesin e tyre, mbartësin e vetëm të mendimit, homo sapiensin.

Krahas këtyre zhvillimeve mahnitëse, njerëzimi dhe shkenca po përballen dhe me shumë sfida, pasi kanë prekur në zona delikate, si modifikimi gjenetik, vet kodin e jetës, pasi ndërkohë që mendohet të organizohet turizmi në Hënë, njerëzimi sfidohet këtu në Tokë nga shumë rreziqe të padukshme, si virusi Sars COV-2 e këto sfida, e kontraste bëjnë që gjithnjë e më të pashmangshme të jenë pyetjet: Çfarë është jeta? Si do jetë jeta? Ku shkon Njerëzimi?

Pyetje, të cilat i ka shtruar e u ka dhënë përgjigje si askush më parë nobelisti Schrodinger me librin e tij. Prandaj ardhja e veprës së tij në shqip, qoftë dhe me vonesë, është shumë e mirëpritur. Lexuesi shqiptar ka nevojë për të, e veçanërisht kërkuesit e rinj" –tha akad.Skënder Gjinushi.

Sipas programit, akademikë dhe profesorë të shquar nga vendi dhe Bota, mbajtën kumtesa rreth teorive, eskperimenteve e ideve më të bujshme të Erwin Schrodinger: si Akad. Emeritus Floran Vila, Akademia e Shkencave dhe Prof. dr. Fatos Ylli, Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar; Akad.Asoc. Mimoza Hafizi, ASH; Prof. Jean-Louis Basdevant, Ecole Polytechnique, Francë (on-line); Akad. Ilia Mikerezi, ASH; Endrit Kullaj, UB; Dr. Jean-Louis Basdevant, Profesor Emeritus pranë Universitetit Politeknik të Parisit, Francë, Oficer i Legjionit të Nderit, autor i 25 librave, fokusuar kryesisht në teorinë kuantike, fizikën dhe energjinë bërthamore; Dr. Julinda Stefa, Talend, Paris, Francë, kërkuese shkencore pranë Departamentit të Informatikës në Universitetin “La Sapienza” të Romës; Prof. Steve Fuller, Universiteti i Warwick-ut, Angli (on-line), që kryeson katedrën “Auguste Comte” në epistemologji sociale, pranë Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Warwick-ut, veprat e të cilit janë përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë të ndryshme.

Dr. Valbona Nathanaili, bëri një paraqitje të përgjithshme me temë paradigma e vjetër dhe ekzistuese, në një të re dhe sfiduese - revolucioni shkencor që frymëzoi Erwin Schrödinger/duke prezatuar botimin në gjuhën shqipe, të librit “Çfarë është jeta?”, botuar nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”.

“Në librin e tij “Çfarë është jeta?” nobelisti shtjelloi problemet e gjenetikës, duke u përpjekur të tregonte sesi fizika kuantike mund të përdoret për të shpjeguar stabilitetin e strukturës gjenetike. Një vëmendje të madhe u kushtoi aspekteve filozofike të shkencës, koncepteve filozofike antike dhe orientale, etikës dhe fesë. Në debatin elegant me ndjekësit e Niels Bohr dhe interpretimin e shkollës së Kopenhagës për mekaniken kuantike, ai formuloi me mendjemprehtësi eksperimentin e tij tashmë të mirënjohur si "Macja e Shrödinger-it" – tha Dr. Valbona Nathanaili.

Akad. Emeritus Floran Vila dhe Prof. dr. Fatos Ylli mbajtën kumtesën me temë “Erwin Schrödinger – Figurë e shquar e Fizikës.”

“Si i veçantë në klasën e gjenive të fizikës, ai ishte autor i shumë punimeve në fizikën eksperimentale dhe teorike si: mekanika statistike dhe termodinamika, fizika e dielektrikëve, teoria e ngjyrave, elektrodinamika, relativiteti i përgjithshëm dhe kozmologjia, dhe ndërkohë ai tentoi dhe u përpoq për të ndërtuar një teori të unifikuar të fushës.” -tha akad. Emeritus Floran Vila.

U ndoq me shumë interes edhe kumtesa ‘’Bukuria dhe misteret e mekanikës kuantike" paraqitur nga Prof. Jean-Louis Basdevant, Ecole Polytechnique, Francë (on-line) dhe Akad.Asoc. Mimoza Hafizi.

“Ky prezantim synon të japë disa tipare nga bukuria e Mekanikës Kuantike, por edhe nga misteret e saj. Bukuria dhe misteret janë dy anë të kësaj shkence që ndërthurren me një koherencë të spikatur e të pashembullt. Fjalën koherencë po e theksoj, sepse do ta dëgjoni disa herë gjatë këtyre 20 minutave. Ajo është një nga cilësitë misterioze të Mekanikës Kuantike.” - tha akad. Asoc. Mimoza Hafizi, gjatë kumtesës duke vazhduar se “bukuria e kësaj shkence qëndron në harmoninë e rregullave të funksionimit, në hijeshinë e ekuacioneve, në përputhjen e përsosur”.

Ndërkohë akad.Asoc. Mimoza Hafizi, nuk mund të linte pa kujtuar edhe një nga akdemikët e shquar shqiptar që u largua nga jeta tre javë më parë.

“Edhe prof. Petraq Petro ishte njëri nga njerëzit me inteligjencë të lartë dhe me dëshirën për të kapërcyer kufij përmes mendimit. Në respekt të tij ky punim i kushtohet kujtimit të tij!” - tha akad.asoc. Hafizi duke shpjeguar më tej eksperimentet më të fundit të kryera nëpërmjet paradoksit të Maces së Schrodingerit, që rikonfirmojnë gjetjet e fizikës kuantike.

"Ekuacioni i Schrödingerit është pa dyshim arritja e tij më e rëndësishmë e më e çmuar në nivel shkencor, ndërsa çështjet filozofike të ngritura nga Macja e Schrödingerit, të cilat ende debatohen edhe sot, mbeten trashëgimia e tij më e qëndrueshme në shkencën popullore." - theksoi Hafizi.

Simpoziumi u mbyll me diskutime në panel, pyetje dhe përgjigje drejtuar nga Prof. Steve Fuller, Prof. Halil Sykja, Akad. Asoc. Mimoza Hafizi, Dr. Valbona Nathanaili mbi eskperimentet dhe dhuntitë e jashtëzakonshme të Schrödinger-it, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në gati të gjitha degët e shkencës dhe të filozofisë, një arritje kjo gati unike.