Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike, jepet njëzëri pëlqimi për propozimin e Kryesisë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë

Një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës në mbledhjen e zgjeruar vjetore të Asamblesë së ASH-së, që u mbajt më 29 janar 2021, ishte edhe ngritja e Qendrës së Botimeve Albanologjike e Enciklopedike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vendimi që të ngrihet njësia e kërkim-studimit me emërtimin Qendra e Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike (QBAE) pranë ASH u propozua nga Kryesia dhe mori pëlqimin njëzëri të anëtarëve të Asamblesë në mbledhjen e zgjeruar të saj më 29 janar 2021.

Kjo qendër ngrihet për të organizuar, drejtuar e realizuar punën në hartimin e tre projekteve madhore në Albanologji: Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i Madh i Shqipes, Historia e Shqiptarëve si dhe Historinë e Letërsise Shqipe.

Drejtimi ekzekutiv-administrativ dhe ai shkencor i Qendrës së Botimeve Albanologjike e Enciklopedike QBAE do të bëhet përkatësisht nga Drejtori i Qendrës së Projekteve dhe të Koordinimit Shkencor, prof. Irakli Koçillari, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv; bibliotekarja e ASH në cilësinë e sekretares teknike dhe këshilli shkencor në përbërjen e të cilit janë Sekretari Shkencor i ASH akad.Shaban Sinani, akad. Pëllumb Xhufi, prof. Neritan Ceka, akad. Jani Thomai, prof. Valter Memisha, prof. Emil Lafe, akad.Marenglen Verli, akad. Ilirjan Malollari. 

Propozimi i kryesisë u bë i shoqëruar me preventivat orientuese dhe platformat paraprake të hartuara nga grupet e punës dhe komisionet përkatëse, në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, e pas konsultimit me ASHAK-un e marrjes së konfirmimit në parim të tyre për bashkëpunim.

Kryetari i ASH, akad. Skënder Gjinushi në raportin e Kryesisë, për këtë çështje, theksoi se:

“Forcimi i rolit aktiv të Akademisë së Shkencave në kërkim-studim nëpërmjet drejtimit e realizimit të projekteve madhore në albanologji dhe krijimit të kushteve për thithjen dhe drejtimin e projekteve të tjera do të jetë një prioritet tjetër i rëndësishëm jo vetëm për këtë vit, por edhe me një shtrirje në disa vjet.

Fillimi i punës për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve; si dhe organizimi me sukses i konferencës ndërkombëtare të albanologjisë, përbëjnë angazhimin tonë kryesor gjatë këtij viti. Marrja prej Akademisë së Shkencave, në bashkëpunim me ASHAK-un, e rolit organizator në hartimin e tri projekteve madhore shqiptare, realizon një prej objektivave kryesorë të reformës, atë të rolit strategjik në zhvillimin cilësor të shkencave albanologjike.

Për realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhe pranë Akademisë së Shkencave do të ngrihet qendra e botimeve albanologjike e enciklopedike (QBAE), hap për të cilin kërkohet dhe pëlqimi i kësaj Asambleje.

Ndërkohë, janë hartuar preventivat orientuese e platformat paraprake të domosdoshme për fillimin e punës zbatuese, në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, me anëtarë të Asamblesë e të komisioneve. Ato janë konsultuar me ASHAK-un dhe është konfirmuar miratimi në parim i tyre.

Bashkëngjitur projektvendimi i Kryesisë:

Për ngritjen e njësisë së kërkim-studimit Qendra e botimeve albanologjike dhe enciklopedike.

Kryesia e Akademisë së Shkencave, për realizimin e detyrave themelore të saj, në përputhje me misionin sui generis të saj, si promotore strategjike në zhvillimin e shkencave albanologjike;

Për të organizuar, bashkërenduar dhe realizuar hartimin dhe botimin e disa veprave madhore albanologjike, projekte për të cilët është rënë dakord dhe janë përfshirë në protokollin e bashkëpunimit, për t’u ndërmarrë së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës;

Nisur nga mbështetja në parim për financim të këtyre projekteve nga Këshilli i Ministrave, e të konkretizuar me VKM e dates 20.01.2021, për dhënien e një fondi prej 100 milionë për to;

Pas marrjes së pëlqimit prej Asamblesë së saj, Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe prej komisioneve përkatëse;

Bazuar në nenin 19 të Ligjit nr. 53/2019 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë;

Vendosi:

1. Pranë Akademisë së Shkencave ngrihet njësia e kërkim-studimit me emërtimin Qendra e Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike (QBAE);

2. Detyrat themelore të QBAE janë: organizimi, bashkërendimi e realizimi i punës për hartimin e botimin e veprave madhore: Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i madh i shqipes, Historia e shqiptarëve (për të huajt) dhe Historia e letërsisë shqipe;

3. Drejtimi ekzekutiv-administrativ dhe ai shkencor i QBAE, do të bëhet gjegjësisht nga: Drejtori i Qendrës së Projekteve dhe të Koordinimit Shkencor, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv, bibliotekarja e ASH në cilësinë e sekretares teknike dhe akad. Pëllumb Xhufi, prof. Neritan Ceka, akad. Jani Thomai, prof. Valter Memisha, prof. Emil Lafe e akad. Ilirjan Malollari për anën shkencore, si dhe Sekretari Shkencor i ASH.

4. Në përbërje të QBAE, me propozim të drejtuesve shkencorë dhe pas konsultimit me komisionet e përhershme dhe me institucionet e tjera bashkëpunuese, ngrihen redaksitë dhe strukturat ndihmëse, me propozim të këshillit shkencor dhe drejtorit ekzekutiv, e vendim të Kryesisë.

5. QBAE financohet nga buxheti i shtetit dhe nga donacionet e mundshme;

6. Fondi prej 100 milion lekë akorduar Akademisë së Shkencave, vihet në dispozicion të QBAE për realizimin e projekteve të sipërpërmendura. Ky fond, si dhe financimet e tjera të mundshme, do të pasqyrohen e ndiqen në një llogari më vete dhe veprimet financiare do të kryhen nga sektori i finances, nën përgjegjësinë e kancelarit.

7. Mënyra dhe masa e shpërblimit a e pagimit të anëtarëve të QBAE, të redaksive dhe strukturave ndihmëse, do të përcaktohen me vendim të veçantë të Kryesisë, referuar pozicioneve të ngjashme në institucionet kërkimore e ato të arsimit të lartë, rregulluar me kontratat përkatëse;

8. QBAE duhet të realizojë detyrat e saj e brenda një periudhe 2-3-vjeçare. Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo do të raportojë para Kryesisë dhe Asamblesë, si për ecurinë e punës së saj ashtu dhe për shpenzimet e kryera.