Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Ditëlindja Ismail Kadare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderoi sot në 85-vjetorin e lindjes akademik Ismail Kadarenë, si shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave dhe anëtarin e vlerësuar të saj

Ditëlindja Ismail Kadare

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Presidenti Meta vlerëson akademikun

Luan Omari

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Akademia e Shkencave mbledh Asamblenë, zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike akad. Pëllumb Xhufi

 

Një tjetër pikë e rendit të ditës në mbledhjen e zgjeruar vjetore të Asamblesë së ASH-së që u mbajt më 29 janar 2021 ishte edhe zgjedhja e kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.

Komisioni i përbërë nga akademik Jorgaq Kaçani, kryetar, akademik Neki Frashëri anëtar, akademik Ilirjan Malollari anëtar, pas verifikimit të votave shpalli Kryetar të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike akademik Pëllumb Xhufin me 39 vota pro dhe një abstenim.

Dy fjalë për biografinë shkencore e krijuese të Akademik Pëllumb Xhufit:

Akademik Pëllumb Xhufi është studiues i historisë së mesjetës, pedagog, Drejtues Kërkimesh, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka kryer studimet universitare me rezultate të larta në Universitetin “La Sapienza” Romë (Itali), dega Letra Klasike (1972-1977); studime postdoktorale në Këln (Gjermani) si bursist i Fondacionit “Humboldt” (1991-1992). Ka bërë specializime të ndryshme për Paleografi Latine e Greqishte mesjetare në Itali, Austri,Greqi (1981, 1984, 1988, 1992).

Filloi punë si përkthyes në Radio Televizionin Shqiptar (1977) për të kaluar më vonë në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, Sektori i Historisë Etnike (1981). Për gadi dy dekada ka dhënë lëndët “Histori e Bizantit” dhe “Histori e Italisë dhe e qytetërimit italian” në Fakultetin Histori-Filologji. Nga viti 1997 u ftua të punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Drejtor i Ballkanit (1997-1998), Zvendësministër (1998-2002) e Ambasador në Romë (2002-2004). Aktiviteti i tij diplomatik ka patur si bosht çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje. Ka qenë Deputet i Kuvendit për LSI (2005-2009), e më tej u rikthye në Institutin e Historisë si Shef i Departamentit të Mesjetës e të Rilindjes. Në periudhën e shkëputjes nga Instituti i Historisë (1997-2009) ka vazhduar aktivitetin shkencor, duke botuar tre monografi, artikuj të shumtë shkencorë e duke marrë pjesë në konferenca, kolokiume e seminare brenda e jashtë vendit. Ka qenë bashkëpunëtor i revistës shkencore gjermane “Byzantinische Zeitschrift”, antar i redaksisë I “Studia Albanica” e “Studime Historike”, antar i Komitetit Shqiptar të AIESEE dhe i Komitetit Shqiptar të Studimeve Bizantine, Antar i bordit të Fondacionit “Fan Noli”. Ishte Kryetar I Komisionit për Veprimtaritë Shkencore me rastin e 550 Vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut (2018). Ka fituar çmimin “Kult” për monografinë “Shekulli i Voskopojës” (2011) dhe çmimin “Eqrem Çabej” të Akademisë së Shkencave për monografinë “Arbrit e Jonit: Vlora, Delvina e Janina shek. XV-XVII” (2017). Në vitin 2013 është shpallur “Qytetar Nderi i Vlorës” për kontributin e dhënë në studimin e historisë së qytetit.

Akademik Pëllumb Xhufi, artikuj e studime të botuara:

1. “Popullsia e qyteteve bregdetare të Shqipërisë në Mesjetë”, Studia Albanica, Nr. 2, Tiranë, 1982, f. 33-44.

2. “Shqiptarët dhe Anzhuinët”, Studime Historike, Nr. 2, Tiranë 1986, f. 23-45.

3. “Arbërit dhe Arbëria në burimet historike të shek. V-XI”, Shkenca dhe Jeta, Nr. 2, Tiranë, 1988, f. 54-56.

4. “Shteti i Arbërit dhe rëndësia e tij historike”, Shkenca dhe Jeta, Nr. 4, Tiranë, 1990, f. 16-20.

5. “Shqipëria dhe bota mesdhetare në Mesjetë”, Studime Historike, Nr. 4, Tiranë, 1988, f. 12-22.

6. “Rreth betejës së Fushë-Kosovës (1389)”, Studime Historike”, Nr. 4, Tiranë, 1989, f. 44-53.

7. “Un albanais éminent en Constantinople: Nicholas Matranga – jûge suprème de Byzance”, Studia Albanica, Nr. 2, T. 1990, f. 170-185.

8. “Shteti i Arbërit”, Shkenca dhe Jeta, Nr. 1, T. 1991, f. 17-25.

9. “Albania graeca in the XIV-XV centuries. A survey on the Albanian Colonisation in Greece in the Late Middle Age”, Studia Albanica, Nr. 1-2(XXVIII), Tiranë, 1991, f. 72-109.

10. “Skurrajt e Arbërit”, Studime Historike, Nr. 2, Tiranë, 1991, f. 103-113.

11. “Albanian Heretics in the Serbian Medieval Kingdom”, në: The truth on Kosova, Tiranë, 1993, f. 47-56.

12. “Dionis Filozofi dhe kryengritja e Çamërisë (1611)”, Studime Historike, Nr. 1-4, T. 1993, f. 3-39.

13. “Rrethanat etnike në Epir gjatë Mesjetës”, Studime Historike, Nr. 1-4, Tiranë, 1995, f. 5-21.

14. “Ndjenja fetare në Shqipëri gjatë Mesjetës”, Studime Historike, Nr. 1-4, T. 1995, f. 12-24.

15. “Zotërimet e Gropajve të Dibrës në shekujt XIII-XIV”, në: Dibra dhe etnokultura e saj, vëll. II, Dibër (Maqedoni), 1995, f. 100-107.

16. “Nga Epiri i historisë te Vorio Epiri i politikës”, në: Zëri i inteligjencës për çështjen kombëtare, Tiranë 1995, f. 92-103.

17. “Albaner im serbischen Königreich von Nemanja”, Dardania, Nr. 4, Wien, 1995, f. 52-62.

18. Xhufi P. - Isufi H. “Aneksimi i dhunshëm i Çamërisë nga Greqia dhe lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e saj”, Studime Historike, Nr. 1-4, 1996, f. 4-20.

19. “L’Albanie et le monde méditerranéen au Moyen Age”, Technopolis Méditerranée, Nr. 1, Sophia Antipolis Cedex, France, 1996, f. 18-20.

20. “The Albanians in the Serbian Kingdom”, në: The Kosova Issue – a Historic and Current Problem, Tiranë, 1996, f. 40-47.

21. “Manfredi Hohenstaufen in Albania (1258-1266)”, në: Oriente e Occidente tra Medioevo e età moderna, Studi in onore di Geo Pistarino, Vëll. II, Genova, 1997, f. 1232-1257.

22. “Nikollë Durrsaku dhe lufta për bashkimin e kishave në shekullin XIII”, Studime Historike, Nr. 1-4, T. 1997, f. 4-20. Botuar edhe nw: Cinque Secoli di Cultura Albanese in Sicilia. Atti del XXV Congresso Internazionale di Studi Albanesi (Palermo, 16-19 maggio 2002), bot. M. Mandalà, Palermo, 2003, f. 574-587.

23. “La debizantinizzazione dell’Arbanon”, në: The Medieval Albanians, Institute for Byzantine Research, Athina, 1998, f. 59-77. Botuar dhe nw: Studi in onore di Antonino Guzzetta, bot. F. Di Miceli e M. Mandalà, Palermo, 2002, f. 468-483.

24. “Religione e sentimento religioso in Albania durante il Medioevo”, Bulletin de l’Association Internationale d’Etudes du Sud-Est Européen, 26-27 (1996-1997), Bucarest, 1998, f. 41-51.

25. “Tolleranza religiosa fra tradizione e moderno in una società multiconfessionale”, Bulletin de l’ AIESEE, 26-27, Bucarest, 1998, f. 153-161.

26. “Venezia in Albania”, në: Albania: immagini e documenti dalla biblioteca nazionale marciana e dalle collezioni del museo Correr di Venezia, Tirana, Istituto Italiano di Cultura, 1998, f. 10-18.

27. “Krishterimi roman në Shqipëri, shek. VI-XVI”, në: Krishterimi ndër shqiptarë, Simpozium ndërkombëtar, Tiranë, 16-19 nëntor 1999, Shkodër, 2000, f. 89-99.

28. “Ndarja e Shqipërisë nga Bizanti”, Studime Historike, Nr. 1-2, Tiranë, 1999, f. 23-44.

29. “Venice in Albania”, në: 1st Workshop of the Marco Polo Project, Venice, June, 24-26th 1999, Venezia, 2000, f. 32-41.

30. “Probleme të marrëdhënieve të shqiptarëve me shtetin serb të Nemanjidëve në gjysmën e parë të shek. XIV”, Studime Historike, Nr. 3-4, Tiranë 2000, f. 7-35.

31. “Vëzhgime mbi emrin Shqipëri dhe Shqiptar në Mesjetë”, Studime Historike, Nr. 3-4, Tiranë, 2001, f. 7-22.

32. “Rebelles et unionistes dans les Balkans ottomans: l’insurrection d’Epire de 1611”, Hommage à Alain Ducellier:Byzance et ses périphéries, Toulouse, 2004, f. 323-346.

33. “Mbi familjen e piktorëve Strilica-Batha nga Kreta”, Studime Historike, Nr. 1-2, Tiranë, 2005, f. 1-12.

34. “Epiri si legjendë e si histori”, Studime Historike, Nr. 1-2, Tiranë, 2006.

35. “Romanità e bizantinismo nell’Arbanon medievale”, Giorgio Catsriota Skanderbeg e l’identità nazionale albanese, Atti del Convegno Internazionale di Studi Albanologici (Palermo, 9-10 febbraio 2006), bot. M. Mandalà, Palermo, 2009, f. 283-305.

36. “Gjurmë të pranisë së hebrejve në Shqipëri gjatë Mesjetës”, Studime Historike, Nr. 3-4, Tiranë, 2009, f. 7-19.

37. “Ein gelobter Vasall: Skanderbeg und Alphons von Neapel, në: The Living Skanderbeg. The Albanian Hero between Myth and History, editors M. Genesin-J. Matzinger-G.Vallone, Verlag Dr. Kovač, Hamburg, 2010, f. 245-261.

38. “Benda në Arbër”, Studime Historike, Nr. 1-2, Tiranë, 2010.

39. “Stratiotë Himariotë”, në: “E kaluara 2600 vjeçare”, Aktet e Konferencës III Panhimariote, Dhërmi 17-18 qershor 2011, Tiranë, 2011, f. 166-191.

40. P. Xhufi, “Maqedonia Perëndimore në historinë shqiptare të shek. VII-XV”, në: Studime Albanologjike, ITSHKSH, 3 (2011).

41. “Flussi italiani nel movimento albanese di rinascita nazionale”, Il Veltro. Rivista di civiltà italiana, Roma, anno 2012, nr. 3-6 (maggio-dicembre), f. 15-29.

42. “Dukuri të shkollës e të gjuhës në Shqipërinë e Poshtme, shek. XIV-XVIII”, në: “Shkollat shqipe të trevave shqiptare në shek. XVI-XVIII”, Tiranë (bot. Gjergj Fishta), 2013, f. 39-58.

43. “Elita të vjetra e të reja në luftën për pavarësi”, në: Akademia solemne kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2013, f. 161-173.

44. “Independence in the political thought and action in Kosova”, në: “Kosova’s Role in the Establishment of the Albanian State”, Tirana 2012, f. 106-112.

45. P. Xhufi, Feja dhe Shteti, në: “100 vjet Pavarësi”, Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë 26-27 nëndor 2012, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti Historisë, vëll. I, Tiranë, 2014, f. 13-26.

46. P. Xhufi, Albansko-Crnogorska Podudaranja U Srednjem Vijeku, in: BALŠIĆI, Zbornik radova sa skupa Balšići, Ivanova Korita, 21-22 septembra 2011. Biblioteka Kultura i Istorija, Matica Crnogorska, Cetinje-Podgorica 2012, f. 211-242.

47. P. Xhufi, “Kombi shqiptar”: një vështrim nga Mesjeta, në: Një Rilindje para Rilindjes. Konferencë shkencore albanologjike, Universiteti Eqrrem Çabej, Gjirokastër, 2014, f. 117-131.

48. P. Xhufi, Emigracioni shqiptar në Mesjetë: një vështrim tipologjik, në: “Studime në nderim të Prof. Francesco Altimarit me rastin e 60-vjetorit të lindjes”, përg. B. Demiraj, M. Mandalà, Sh. Sinani, Tiranë (Albpaper), 2015, f. 687-714.

49. P. Xhufi, “Beteja për rendin demokratik. Përpjekja e dështuar e vitit 1924”, në: Fan Noli Kryeministër, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2015.

50. P. Xhufi, Statutet dhe kanuni në Mesjetën shqiptare, në: “Avokatia”, 14/2 (2015), f. 185-199.

51. P. Xhufi, Paraja si rregullator i marrëdhënieve në Shkodrën e shek. XIX-XV, dërguar për botim në Përmbledhjen me kumtesa nga Konferenca e organizuar në qershor 2017 nga Banka e Shqipërisë, 23 gusht 2017.

52. P. Xhufi, “Voskopoja si fenomen ekonomik”, në: Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i Iluminizmit në Ballkan, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2018, f. 66-86.

53. P. Xhufi, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Venediku”, Studime Historike 3 (2018).

54. P. Xhufi, “Migrime shqiptare nga ishujt e Jonit e nga Morea„, Studime Historike 4 (2018).

55. P. Xhufi,“L’Adriatico Orientale alla vigilia di Lepanto (1570-1571“ në: L’Adriatico tra sogno e realtà, a cura di P. Lazarević-M. Rita Leto, Alessandria: Edizioni dell’Orso, 2019, f. 41-65.

Artikuj të shumtë me temë historike, politike e sociale në shtypin e përditshëm e periodik.

Monografi

1. Dilemat e Arbërit. Studime mbi Shqipërinë mesjetare, Tiranë: Pegi, 2006, f. 617.

2. Nga Paleologët te Muzakajt: Berati e Vlora shek. XI-XV, Tiranë: Botimet 55, 2009, f. 463.

3. Ikje nga Bizanti, Dituria, Tiranë, 2009, f. 293.

4. Shekulli i Voskopojës, Toena, Tiranë, 2010, f. 463.

5. Árbërit e Jonit. Vlora, Delvina e Janina në shek. XV-XVII, Tiranë: “Onufri”, 2016, f. 1445.

6. Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit, Tiranë: Dituria, 2019, f. 237.

Bashkautorësi Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë: Akademia e Shkencave, 1985.

Historia e Popullit Shqiptar (Mesjeta), Tekst për klasën XI, Tiranë: Ministria e Arsimit, 1994.

Gli Statuti di Scutari, Roma: Biella, 2002.

Byzance et ses périphéries. Hommage à Alain Ducellier, Toulouse: Université Le Mirail, 2004.

Historia, kl. IX, Tiranë: Mediaprint, 2009.

Historia e Popullit Shqiptar (Mesjeta, shek. V-XV), Tiranë: Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, 2002.

Histori e Kosovës (Mesjeta), Prishtinë; Akademia e Shkencave dhe e Arteve, 2011.

L’Albania Veneta. La Serenissima e le sue popolazioni nel cuore dei Balcani, saggi di: Bruno Crevato-Selvaggi, Jovan Martinović, Daniele Sferra, Caterina Schiavo, Pëllumb Xhufi, Patrimonio Veneto nel Mediterraneo 6, Biblion Edizioni, Milano, 2012.

Çamëria. Vështrim historik dhe etno-kulturor, Tiranë, 2015, Instituti i Studimeve “Çamëria”.

L’Adriatico tra sogno e realtà, Alessandria: Edizioni dell’Orso, 2019.

Histori e Kosovës (Mesjeta), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri” (në shtyp).

Përkthime shkencore

1. G. Ostrogorsky, Histori e Perandorisë Bizantine, përkth. nga italishtja, Tiranë (Dituria) 1994.

2. C. Ginzburg, Djathi dhe krimbat: bota e një mullisi në shek. XVI, Përkthyer nga italishtja, Tiranë, 1998.

3. G. Procacci, Histori e Italianëve, përkthyer nga italishtja, Tiranë, 2000.

4. P. Petta, Despotë të Epirit e princë të Maqedonisë, përkthyer nga italishtja, Tiranë, 2001.

5. P. Petta, Stratiotët. Luftëtarë shqiptarë në Itali (shek. XV-XIX), përkthyer nga italishtja, Tiranë, 2005.

6. L. Nadin, Migrim e integrim. Rasti i shqiptarëve në Venedik (1479-1552), përkthyer nga italishtja, Tiranë, 2008.

7. P. Bartl, Ballkani Perëndimor mes Perandorisë Osmane dhe monarkisë spanjolle, përkthyer nga gjermanishtja, Tiranë (Dituria) 2011.

8. L. Nadin, Shqipëria e rigjetur: zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën e në artin e Venetos të shek. XVI, përkthyer nga italishtja, Tiranë (Onufri), 2012.