Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

 

Në konferencën për mediet, akad. Genc Sulçebe deklaroi:    

“Gjatë fazës së dytë të studimit, në kampionin prej 265 personash të testuar, rezultoi një sero-prevalencë e përgjithshme prej 6.43 për qind e antitrupave IgG, specifikë për Sars-CoV-2, në popullatën e testuar. Rezultati, me besueshmëri në shkallën 95 për qind, referuar popullatës së katër njësive të Tiranës (prej rreth 258 000 banorësh), nga e cila është përftuar kampioni, shtrihet në rangun 4.1 - 10 për qind. Ky rezultat shpreh situatën e qarkullimit të virusit për muajin qershor 2020”, tha akad. Sulçebe, duke shtuar më tej se nga faza e parë e studimit doli konkluzioni se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në katër muajt e parë të epidemisë në vendin tonë ishte e kufizuar. 

Ndërkohë, profesor Alban Ylli ka tërhequr vëmendjen që, pavarësisht imunitetit të krijuar, duhet të merren masa mbrojtëse, sepse stina e dimrit e favorizon përhapjen e këtij virusi.   Testimi i mostrave të gjakut u realizua me metodën "Elisa" të prodhuesit të kitit diagnostik që njihet me emrin shkencor "Euroimmun" (Gjermani). Agjenti që përdor ky kit është proteina SI e virusit Sars-COv-2, shtoi akad. Sulçebe.    Akademia e Shkencave ka ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2, nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistët, akademik Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli, në shërbimin e imunologjisë pranë QSUT-së.   Në muajin prill 2020, Akademia e Shkencave e Shqipërisë filloi përpjekjet për konceptimin dhe realizimin e një studimi sero-epidemiologjik të prevalencës së Covid-19 në popullatën shqiptare.   Pas miratimit nga kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të projektit “Studimi sero-epidemiologjik i gjendjes imunitare ndaj virusit Sars-CoV2 në popullatën shqiptare”, me vendim nr. 33, në muajin maj të 2020 -s, të paraqitur nga komisioni i mjekësisë, nisi dhe faza e parë e studimit, që konsistoi në aplikimin e testit serologjik të antitrupave anti-Sars-Cov-2 në një kategori të kufizuar të popullatës, me qëllim për të siguruar një informacion paraprak dhe për të vlerësuar mundësinë e zgjerimit eventual të studimit në një kampion më të madh popullate në Tiranë. Në fazën e parë imuniteti i verifikuar rezultoi në kufijt 6-7 për qind. Në fazën e tanishme të dhënat çojnë në përfundimin se gjysma e popullatës së Tiranës, 50 për qind e saj, ka fituar imunitet. Por ka dallime të dukshme me rajonet e tjera të Shqipërisë.