Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës uron kolegët në Tiranë

Zgjerimi i Akademisë së Shkencave me anëtarët ë rinj dhe avancimi në titullin akademik të dy të tjerëve ka patur jehonë edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës uron kolegët në Tiranë

Konferencë ndërkombëtare

"Gjeoshkenca dhe inxhinieria e tërmeteve, sfidat e Ballkanit Perëndimor"

Konferencë ndërkombëtare

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Fjala e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Akademik Skënder Gjinushi

Luan Omari

Luan Omari

Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari, Presidenti Meta vlerëson akademikun

Luan Omari

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Ismail Kadare

Akademia e Shqipërisë propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel në letërsi

Ismail Kadare

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Ribotimi i librit të ri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë riboton librin " Sizmiciteti, Sizmoteknika dhe vlerësimi i rrezikut sizmik në Shqipëri"

Ribotimi i librit të ri

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Fjala e Kryetarit të ASHSH në Konferencën "Bujqësia një shkencë jetësore me rrënjët në biologjinë e aplikuar"

Universiteti Bujqësor i Tiranës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbajtën më 3 dhjetor 2020, online, konferencën kombëtare "Bujqësia, një shkencë jetësore me rrënjët në biologjinë e aplikuar" .

Bashkëngjitur lexoni programin dhe fjalën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi:

I nderuar prof. Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës;

I nderuar z. Dhimo Kote, Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Të nderuar profesorë, akademikë, studiues, drejtues dhe ish-drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe të institucioneve të tjera shkencore-kërkimore bashkëpunuese,

Zonja dhe zotërinj, miq e të ftuar pjesëmarrës në konferencën Bujqësia, një shkencë jetësore me rrënjët në biologjinë e aplikuar, që i kushtohet 100-vjetorit të lindjes së akademikut Mentor Përmeti.

 

Pavarësisht se kushtet na kanë detyruar të qëndrojmë larg njëri-tjetrit, kjo nuk na pengon që të përkujtojmë e të nderojmë së bashku veprën dhe jetën e profesor Përmetit, në këtë përvjetor të veçantë të jetës së tij, një eveniment ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne: veçanërisht për Akademinë e Shkencave dhe për Universitetin Bujqësor të Tiranës, për bashkësinë e gjerë të studiuesve të agrikulturës, të kërkimeve shkencore në fushën e bujqësisë dhe të inxhinierisë ushqimore.

Mentor Përmeti është një personalitet me kontribut e merita të veçanta në të gjitha fushat ku ai ushtroi veprimtarinë e tij të shumanshme si kërkues e si drejtues, si profesor e dijetar.

Akademia e Shkencave ruan një nderim të përveçëm për anëtarët themelues të saj. Mentor Përmeti ishte njëri prej tyre. Çdonjëri prej anëtarëve themelues ka vendin e vet të papërsëritshëm. Asgjë rastësore nuk ka në përbërjen e Asamblesë së parë historike të Akademisë sonë. Ajo u krijua me themeluesit e shkencës e të arsimit shqiptar.

Mentor Përmeti, në fushën e tij, ishte dhe mbetet një figurë emblematike, po aq sa kolegët dhe homologët e tij në fushat e albanologjisë e në shkencat e tjera të zbatuara. Ata së bashku përfaqësojnë plejadën që identifikohet me vetë historinë e identitetin e Akademisë së Shkencave.

Mentor Përmeti shkëlqeu në të gjitha fazat e jetës dhe të veprimtarisë së tij. Pas përfundimit shkëlqyeshëm të studimeve universitare në Bullgari, ai la gjurmët e tij të nderimit dhe të suksesit si një nga themeluesit e Institutit Bujqësor të Kamzës, si zëvendësrektor e rektor i tij, në një kohë prove të konfirmimit si institucion i ri universitar e kërkimor, për t’u bërë më tej një prej figurave shembull të akademizmit të ri të Shqipërisë, duke bashkuar në një kërkimin në terren dhe veprimtarinë botuese.

Në këtë lartësi qëndroi profesori që prej themelimit të Akademisë deri në fund të jetës së tij, si anëtar i Akademisë a në përbërje të Kryesisë së Akademisë, Presidiumit të saj, siç njihej dikur, për plot një dekadë. Ai mbajti një peshë të rëndësishme edhe në projektet kombëtare dhe qeveritare të kohës, siç ishte komisioni dhe redaksia qendrore e hartimit të Fjalorit Enciklopedik të Shqipërisë, ëndërr e rilindësve Frashëri, i pari botim i kësaj tipologjie kushtuar botës shqiptare si një univers vlerash shpirtërore dhe burimesh natyrore tonat.

Akademik Mentor Përmeti ka meritën e themeltarit të shkëlqyer të fushës së vet jetësore të kërkimit, si shkencëtar në inxhinierinë agrare, veçanërisht në atë të përmirësimit gjenetik të bimëve bujqësore, që ishte një disiplinë pa ndonjë traditë. Atij i takoi detyra e vështirë të hidhte bazat e kërkimeve shkencore në institucionin universitar që drejtoi edhe nga pikëpamja e organizimit dhe e formimit të njerëzve të ditur, që mund të merrnin përgjegjësi dhe të zgjidhnin detyra me rëndësi.

Pavarësisht se në periudhën kur jetoi e veproi e drejta e autorit gati-gati quhej një e drejtë borgjeze, Mentor Përmetit i takon të mbiquhet autor patentash shkencore. Pa përmendur shartimet e suksesshme të llojeve tradicionale të drithërave, misër e grurë, gjithnjë do të përmendet se gruri Dajti doli nga mendja dhe duart e Mentor Përmetit. Dhe nuk është fjala për një kultivar laboratorik, por për një hibrid që edhe sot, pas 40 vjetësh që nga dita e krijimit, vazhdon të jetë nga më të përzgjedhurit për bujqësinë shqiptare. Në gjuhën shkencore kjo quhet trashëgimi. Dhe trashëgimi krijojnë vetëm personalitete që e dominojnë jetën shkencore dhe kanë qëllime të larta në jetë. Kjo trashëgimi e vyer e profesor Mentor Përmetit është bartur si në veprat e botimet e tij, ashtu edhe në formimin e edukimin e gjeneratave të tëra specialistësh e kërkuesish në këto fusha. Ai me të drejtë cilësohet si themelues i shkollës së përmirësimit gjenetik të bimëve bujqësore në vend, duke e ngritur këtë dije deri në lartësinë e një instituti kërkimesh bujqësore me karakter eksperimentues, provues e riprovues.

Modeli që krijuan dijetarë si akademiku Mentor Përmeti, akademiku Hysen Laçej dhe studiues të tjerë të shkencave të zbatuara, përbën një udhërrëfyes e bazë dije për brezat e rinj që synojnë suksesin shkencor. Sot gjenetika është shkenca e shkencave. Njerëzimi ose duhet t’ia dalë të ndërhyjë gjenetikisht për të rritur burimet e jetesës, ose do të gjendet në një rrugë të paqartë për të ardhmen. Në këtë kuptim, përmirësimi gjenetik i bimëve bujqësore sot ka hyrë në një cikël më të thellë, që bashkon shkencat e jetës, bioshkencën, teknologjinë e kodifikimit gjenetik, deri tek nanoshkenca.

Ekzistenca e modeleve si Mentor Përmeti është një përparësi për studiuesit e rinj, por edhe një sfidë e vështirë për t’u ndjekur e arritur. Para jetës e veprimtarisë shkencore të dimensioneve të tilla gjithkush ndihet si çdo alpinist kur do të arrijë një majë mali të re më të lartë: nga një anë frymëzohet e nxitet nga kjo mundësi e sprovë e re, e ndërkohë sfidohet nga vështirësitë për të arritur të njëjtën lartësi.

Le të nderojmë me këtë konferencë veprën e mjeshtrit të madh të punës dhe punonjësit të shquar të shkencës dhe teknikës, fituesit të Çmimit të Republikës, akademikut Mentor Përmeti, duke shfrytëzuar rastin që t’u kushtojmë vëmendjen e duhur problemeve të reja gjithnjë e më të ndërlikuara, që kanë dalë në fushat që i kushtoi jetën profesori.

Përgëzime organizatorëve dhe kontribuuesve, suksese konferencës. Vlerësim e mirënjohje për jetën e veprën e akademikut, profesorit e rektorit të paharruar Mentor Përmeti

Akademik Skënder Gjinushi

Kryetar i ASHSH

Tiranë, më 3 dhjetor 2020