Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Workshop " NanoAlb & Industrial App

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit pë Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zhvilloi sot workshop-in "NanoAlb & Industrial Applications”.

Workshop

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Rezultatet impresionuese të Shqipërisë dhe çfarë duhet të mbajmë në vështrim nga kjo pandemi

 

Bisedë me:

 

Akademik i as. Prof. Arjan Durrësi*,  anëtar i Komisionit të Matematikës dhe Informatikës në Akademinë e Shkencave, i specializuar, veç të tjerash, në besueshmërine e sistemeve të Inteligjencies Artificiale në Indiana University Purdue University Indianapolis, Sh.B.A

 

 

Akademia e Shkencave, menjëherë pas shfaqjes së Covid-19 në Shqipëri, organizoi grupin “Në ndjekje të pandemisë” me mjekë, gjenetistë, ekonomistë, biologë, matematikanë e fizikanë brenda dhe jashtë vendit, anëtarë të Akademisë, dhe përmes komunikimit arriti që të identifikojë disa nga problemet më të rëndësishme të kësaj pandemie. U mundësua, gjithashtu. edhe hartimi i Buletinit Ditor të shfaqjes së pandemisë në botë dhe në vendin tonë. Këta buletine së bashku me grafikët e hartuar sidomos nga prof. Niko Kaçiroti në SHBA  apo Erida Gjini në Portugali, ndoqën pandeminë, shkallën e përhapjes, infektimit, vdekshmërisë dhe riaftësimit nga ky virus. Me qenë së kjo fazë është quajtur si bishti i pandemisë, pra ka kaluar pjesa më e vështirë e saj, por jo e gjitha, ne zhvilluam një bisedë më tre profesorët Arjan Durrësi, Alban Ylli dhe Genc Sulçebej të cilat do t’i publikojmë në vijim. Sot po botojmë bisedën me Akademikune Asociuar, prof. Arjan Durrësi.

 

 

1. Si mund ta vlerësojmë këte fazë të pandemisë? 

 

Arjan Durrësi:

Shqipëria është një nga shembujt më pozitivë përsa i përket gjendjes së epidemisë. Ka pak raste të reja në disa zona të kuqe dhe ka shumë zona të gjelbra pa raste fare. Dhe numri i vdekjeve eshte minimal.

 

2. Kujt i kushtohet rezultati që arriti Shqipëria në këtë fazë? 

 

Arjan Durrësi:

Mendoj se ky rezultat është kombinim i disa faktorëve. Më e rëndësishme, do të thoja, është mbyllja e shpejtë. Nga studimet që janë bërë koha e reagimit ka qenë vendimtare për mbajtjen e epidemisë nën kontroll, uljen e numrit të vdekjeve, etj. Edhe java a dita ka bërë diferencën në mbajtjen e epidemisë. 

Faktor themelor ka qenë dhe disiplina e popullsisë që ka kuptuar rrezikun dhe i eshte bindur rregullave te reja. Një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe ekipet mjekësore që me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë trajtuar me shumë sukses të sëmurët dhe kanë bërë ndjekjen e kontakteve.  

 

3. Cili është mendimi juaj, si duhet vazhduar me tej?

 

Arjan Durrësi:

Shqipëria me këto pak raste, ka shansin ta zhdukë fare virusin dhe epideminë. Është bërë shumë mirë që vendi është ndarë në zona. Të gjelbrat, pa raste, mund të vazhdojnë jetën e punën normalisht, por duke qenë vigjilent nëse del ndonjë rast. Në zonat e kuqe, me testime, ndjekje kontaktesh, por dhe duke mbajtur distancën fizike, maskat, higjienën, shmangien e grumbullimeve, sidomos në mjedise të mbyllura, rastet mund të çohen në zero dhe të mbahen zero. Shumë kujdes do treguar me udhëtimet ndërkombëtare. Një nga arsyet e ritmeve kaq te larta të pandemisë në botë janë fluturimet e shumta. Kjo do të ishte një fitore e madhe dhe do t’i jepte hov të madh ekonomisë. Uroj të mos ketë dehje nga sukseset, sepse virusi nuk është zhdukur, dhe moskujdesja mund të na kthejë në situatën fillestare. Po ashtu, dhe statuskuoja nuk duhet pranuar, vërtet kemi pak raste, por do synuar zero raste, dhe kjo është plotësisht e arritshme me pak mundim, puna me e madhe është bërë. Eshte sikur të jetë shtepia në zjarr, flakët, pothuajse, janë shuar, por vazhdojnë në një cep. Nuk besoj se do kishte ndonjë zjarrfikës ta linte flakën. O do shuar fare, o do kthehet të djegë shtëpinë. 

 

Po çfarë dimë dhe çfarë duhet të mësojmë nga kjo pandemi?

 

Mendoj që mësimi më i madh nga kjo situatë është ajo që të gjithë e dimë, vlera e shenjtë e jetës njerëzore, dhe që shoqëria duhet të bëjë ç’është e mundur ta mbroje atë. Në Shqipëri u bë zgjedhja e duhur qe me solidaritet të mbroheshin sa më shumë jetë. 

 

Kjo epidemi nxori në dukje edhe disa gabime apo dhe dështime kolosale. 

 

Gabimi kryesor është mospërgatitja për situate te tilla, megjithëse këmbanat e alarmit nuk kanë munguar. Ndërkohë që kemi të detyruar sigurimin e makinës, apo shtëpisë, shoqëria ishte, pothuajse, e papërgatitur për një epidemi të tillë

 

Fatkeqësisht, në disa vende u aplikuan teori jo shkencore si ai imunitetit të turmës, term ky i përdorur në kushte kur ka një vaksinë. Pa vaksinë kjo strategji është jo morale, sepse rezulton në një numër të madh vdekjesh, dhe e pakuptimtë se dhe ekonominë nuk e shpëton dot. Ekonomitë nuk i mbyllin apo hapin qeveritë, por konsumatorët. Psh., në Suedi kanë numër shumë më të lartë vdekjesh në krahasim me fqinjët, por dhe ekonomia u mbyll realisht, megjithëse jo në letër. 

 

Deshtime të tjera janë modelet e gabuara statistikore që rezultojnë me gabime të mëdha. Po ashtu, vështirësitë në prodhimin e testeve, maskave, apo me teste me gabime. 

 

Uroj që mësimet nga kjo situatë të na shërbejnë për të ardhmen.

 

4. Si e vlerësoni E-grupin që u ngrit pranë akademisë dhe përvojën e mendimeve që shkëmbyet aty? Ç’mund të bëhet më shumë në të ardhmen me këtë grup?

 Ju jini partizan i perdorimit të maskave. I mbaheni ende kësaj këmbënguljeje?

 

Perdorimi i maskave është themelor në këtë fazë të hapjes. Shembullin më të mirë praktik e dha Guvernatori i NY, z. Cuomo. Nga përdorimi i maskave, tha, infektimi i ekipeve mjekësore është i papërfillshëm në krahasim me popullaten. NY është një nga shtetet më të goditura, por që po e shtypin epideminë. Dhe po bëjnë një fushatë shumë të madhe për maskat

 

Përvoja ime në E-grupin ka qenë shumë e mirë. Nuk e di nëse ndonjë mendim është përdorur në vendimmarrje. Sugjerimi im do të ishte që ky grup të vazhdojë deri sa të zhduket fare virusi.

Gjithashtu, kjo përvojë mund të përdoret për probleme të tjera. Akademia mund të krijojë grupe fleksibel për projekte të ndryshme. Komunikimet on-line do ndihmojnë shumë. Eksperienca e epidemisë tregoi që shumë punë mund të bëhen me shumë më tepër efiktivitet on-line. Akademia, mendoj, që mund ta shrytëzojë këtë eksperiencë dhe shumë punë e aktivitete mund t'i bëjë on-lne. Siç thashë këto grupe mund të jenë fleksibel, edhe të filluar nga vetë anëtarët, dhe duke ftuar bashkëpuntorë. Roli i Akademisë mund të jetë si ombrellë. Sipas rastit, këto grupe mund të prodhojnë rezultate që Akademia mund t'i publikojë, promovojë, e të jenë kontribute të vetë Akademisë.

 

-------------------------------------------

*Arjan Durrësi është Profesor i Shkencave Kompjuterike në Indiana University Purdue University Indianapolis, Sh.B.A. Fushat e tij të kërkimit përfshijnë besueshmërine e sistemeve të Inteligjencies Artificiale, rrjetet e kompjuterave dhe siguria e sistemeve.