Konkursi për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin

 

Klikoni për të lexuar: Shpallet konkursi për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019"

Klikoni për të lexuar: Vendim nr 14 datë 24.07.2019 "Për shpalljen e konkursit retrospektiv për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019"

Klikoni për të lexuar: Vendim nr. 15 datë 25.07.2019 "Për formimin e jurisë së konkursit retrospektiv për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019

 

 

Thirrje për pjesëmarrje

 

Akademia e Shkencave Shpall konkursin për veprat dhe botimin më të mirë shkencor kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe epokës së tij; hero kombëtar i popullit shqiptar; protagonist i Rilindjes Europiane si më poshtë:

 

  • Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare shkruar nga autorë shqiptarë.

  • Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare shkruar nga autorë të huaj, shqip ose në gjuhë tjetër.

  • Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare në vlerësimin e rrallësisë bukinistike. Përparësi kanë botimet diplomatike-anastatike të letërsisë humaniste shqip dhe/ose në gjuhë të huaj.

Pranohen për konkurrim studimet monografike dhe dokumentare të botuara prej vitit 2000 deri në vitin 2018. Të drejtën e propozimit e kanë institucionet akademike-universitare, botuesit dhe autorët vetë.

Libri i Artë i Albanologjisë

 

Klikoni për të lexuar vendim Nr.9, datë 10.08.2018 "Për themelimin e Librit të Artë të Meritës në Albanologji"

Libri i Artë i Meritës në Albanologji ku do të regjistrohen profilet shkencore të studiuesve të shquar të albanologjisë, vendas dhe të huaj.

 

 Shënimi hyrës i Ismail Kadaresë në "Librin e Artë të Albanologjisë".


“Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë amza e më të shquarve në studimet shqiptare që prej themelimit të saj deri më sot. Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë kodiku i nderit i studiuesve albanologë, i atyre që e kthyen shkencën për shqiptarët nga ekzotikë në dije paradigmatike, pa të cilën nuk bëjnë dot studimet ballkanistike, europiane e indoeuropiane. Ky libër do të rendisë përkrah njëri-tjetrit shkencëtarë austro-gjermanë, francezë e italianë, britanikë e amerikanë, kroatë e rusë; nga vendet fqinje e vende të largëta. Vit pas viti ky kodik do të shndërrohet në një enciklopedi të pazvendësueshme”.


Klikoni për të parë të plotë aktivitetin promovues të paraqitjes së "Libri i Artë i Meritës në Albanologji", shtator 2018

Çmimet Shkencore për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun

 

 


Klikoni
 
për të lexuar thirrjen për pjesëmarrje

 

Lexoni Vendim nr.24 datë 22.12.2017, "Për shpalljen e konkursit për veprat dhe botimin më të mirë shkencor kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe epokës së tij".

 

Lexoni Vendim nr.24 datë 22.12.2017, "Për shpalljen e konkursit për veprat dhe botimin më të mirë shkencor kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe epokës së tij "në gjuhën angleze.


Lexoni Vendim nr.4 datë 03.04.2018, "Për p
ërbërjen e jurisë së çmimeve që Akademia e Shkencave akordon për 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.


Lexoni Urdhër nr.14 datë 25.07.2018, Për organizimin e veprimtaris
ë "Mbajtje ligjëratash përuruese dhe in honorem  në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit për veprën dhe botimin më të sukseshëm shkencor kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe epokës së tij", datë 20 shtator 2018.


Lexoni Vendim nr.11 datë 20.09.2018, "Për shpalljen e fituesve t
ë konkursit pë veprat dhe botimet më të mira shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe epokës së tij".

 

 


Klikoni për të parë të plotë aktivitetin promovues të paraqitjes së "Ceremonia për shpalljen e fituesve të konkursit pë veprat dhe botimet më të mira shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe epokës së tij

 

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Development of hydrological and hydraulic study of regulation of Shkodra Lake and Buna River water regime (Zhvillimi i studimeve të rregullimit hidrologjik dhe hidraulik të regjimit ujor të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna)”

Konferenca u organizua në kuadër të përfundimit të Projektit IPA, më 12-13 shkurt 2015, realizuar në bashkëpunim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, (partner drejtues) me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në këtë konferencë të dy akademitë paraqitën realizimin e veprimtarive shkencore dhe monitoruese të basenit ujor të Liqenit të Shkodrës dhe të Lumit Buna, bazuar në studimet hidrologjike, hidraulike dhe hidrogjeologjike të sistemit ujor, të arritura nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e specializuara në fushën e hidrometeorologjisë: Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe të Mjedisit (IGJEUM) të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Institutin e Ujërave të Malit të Zi. Konferenca trajtoi në hollësi arritjet studimore gjeologjike dhe hidrogjeologjike të ultësirës Zeta, sistemit të Liqenit të Shkodrës - Lumit Buna; studimin e detajuar hidrogjeologjik të rregullimit të regjimit ujor të sistemit ujor; studimin hidraulik të regjimit ujor në këtë sistem, si dhe rezultatet e modelimeve të regjimit të këtij sistemi ujor. Në studimin gjeologjik dhe hidrogjeologjik të ultësirës Zeta, sistemit të Liqenit të Shkodrës - Lumit Buna, pas një informacioni të përgjithshëm, u dhanë rezultatet e studimit tektonik dhe të ndërtimit gjeologjik të zonës së studimit, ku përfshihej ujëmbledhësi, të trajtuara me të dhëna të përditësuara; në mënyrë të veçantë u referua mbi rezultatet e arritura në studimet hidrogjeologjike dhe përcaktimin e burimeve ujore dhe ndotësit e mundshëm të tyre. Bazuar në studimet hidrogjeologjike u dhanë disa përfundime të rëndësishme për burimet ujore në zonën e studiuar janë:
• burimet ujore komplekse lokalizohen në ujëmbledhësit e depozitimeve kuaternare dhe ato karbonatike;
• burimet ujore kuaternare dhe karbonatike janë me lidhje të forta në kuptimin e shtojcave ujore ndërmjet tyre;
• burimet kryesore të ujërave të pijshëm vijnë nga burimet e kuaternarit, sasia totale e cila është nxjerrë prej basenit të Shkodrës me rreth 1200-1300 l/s dhe koeficienti i shfrytëzimit të burimeve kuaternare varion nga 0.33 në 0.5;
• burimet ujore të kuaternarit furnizohen me ujë kryesisht sipas precipitimeve dhe pjesa tjetër nga lumenjtë dhe Liqenit të Shkodrës;
• qyteti i Shkodrës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujëmbledhësi i zonës së Dobraçit; atje nxirret rreth 900 l/s në total sipas shpimeve në Dobraç; janë në shfrytëzim gjithashtu edhe shpime në fshatin Bërdicë me rreth 100 l/s (dy puse); në Bushat me rreth 2 l/s, në Dajç me rreth 11 l/s, në Oblikë me 2 l/s dhe shpime të tjera me rreth 80100 l/s;
• burimet karstike furnizohen nga precipitimet. Ato janë në mënyrë të veçantë vulnerabile në pjesët, ku pyjet ose vegjetacioni është dëmtuar apo zhdukur;
• të dyja llojet e burimeve bashkohen në kurrizoren e vargmaleve karbonatike dhe me formacione gjeologjike konglomerate dhe zhavorrore;
• nga njëra anë ujërat karstike drenojnë në drejtim të Liqenit të Shkodrës nëpërmjet burimeve karstik; pjesa tjetër nuk kapet nga rrejti hidrografik;
• sistemi i monitorimit dhe ujërat nëntokësorë nuk janë në kushte të përshtatshme për përdorim; për to duhen ndërtuar puse të rinj;
• një sistem i ri monitorimi për nivelet hidrokimike dhe hidrodinamike është realisht i nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundshme;
• nga burimet karstike janë nxjerrë rreth 400-500 l/s dhe koeficienti i nxjerrjes varion nga 0.03-0.035;
• në llogaritjet nga të dy llojet e burimeve, janë përfshirë rreth 200-250 l/s të nxjerra nga fermerët ose popullata vendase në mënyrë të paligjshme.
Studimi hidrologjik i rregullimit të regjimit të ujërave të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës, i realizuar në disa vite me kompleksitetin e treguesve për këtë qëllim, përfshiu studimin e hollësishëm klimatologjik dhe hidrologjik, duke i studiuar një për një në matje e në kompleks e lidhje organike që ato kanë ndërmjet tyre: Liqeni Shkodrës, Lumi Buna dhe ai i Drinit. U referuan rezultatet e studimit të përmbytjes së Shkodrës nga Lumi Buna (rasti studimor i janar - dhjetor 2010). Bazuar në problematikat e trajtuara si dhe nevojat për studime më cilësore e me standarde të kërkuara u përcaktuan nga grupe specialistësh vendvendosjet dhe u vunë në punë instrumentet e ndryshëm për monitorimin e regjimit të shkarkimeve dhe nivelit të ujit; në këtë kuadër u përmirësua rrjeti hidrometeorologjik, në sajë edhe të Projektit të Bankës Botërore. Në studim u përfshinë edhe analiza mbi përmbytjen në zonën e studimit, monitorimin dhe shkallën e ecurisë së analizave si dhe faktorët që duhen marrë në konsideratë për përzgjedhjen e seksioneve tërthore për të realizuar matjet sa më cilësore të shkarkimeve, duke përdorur Doppler ADC system. Zona e kullimit të Liqenit të Shkodrës i përket të dy vendeve. Aktivitetet që u planifikuan të trajtoheshin në konferencë, propozuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi do të kishin potenciale dhe ndikim të madh akoma të panjohur në hidrologji dhe ekologji. Studime të konsiderueshme kishin përfshirë shumë disiplina mjedisore më parë, por metodat, koha, lokalizimi i tyre në zona të vogla, parametrat dhe elementet nuk zgjidhnin problematikat e kohës në këtë sistem ujor me rëndësi jetike për vendet ndërkufitare, Shqipëri dhe Mali i Zi; ato përfshinin për shembull për Malin e Zi ndërtimin e hidrocentralit në Lumin Moraça dhe për Shqipërinë zhvillimin e projekteve mbi Lumin Drin e pastrimin e Lumit Buna për të siguruar tokë të re bujqësore dhe rrisqet e përmbytjeve në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, të ndodhura në disa vite. Të dhënat ekzistuese dhe planet e përkohshme të monitorimit, tashmë të vëna në vend, janë një pikënisje e mirë për të ardhmen. Ndikimet e propozimeve të tilla të kërkimeve shkencore në fushën e hidrologjisë dhe ekologjisë, është e domosdoshme të kuptohen e të zbatohen më mirë nga vendimmarrësit dhe aktorët vendorë. Për këtë qëllim, studimet e parashikuara në këtë zonë dhe modelimet hidraulike, duhet të zhvillohen për të ndihmuar në analizimin e ndikimeve ekzistuese dhe atyre të pritshme të ngjarjeve me impakt negativ në këtë sistem ujor e më gjerë, të përfshirë nga studimi. Cilësia e ujit të liqenit është në përgjithësi e mire; vlerat ekologjike të Liqenit të Shkodrës dhe pellgut ujëmbledhës kanë rëndësi ndërkombëtare dhe shqetësimet kryesore që lidhen me Liqenin dhe ujëmbledhësin kanë të bëjnë me përmbytjet dhe ndotjen shkarkuar nga veprimtaria njeriut: ujërat e zeza, mbetjet urbane dhe industriale, përdorimi i kimikateve në bujqësi etj. Siç dihet mirë, në mënyrë të veçantë dukuritë hidrologjike e meteorologjike nuk marrin parasysh hapësira kufitare, ato nuk njohin kufij shtetërorë. Proceset hidrologjike dhe dukuritë janë të lidhur ngushtë dhe në mënyrë organike; ato mund të studiohen në mënyrë më të plotë e të bazuar shkencërisht, sipas analizave të të dhënave meteorologjike, për të gjithë hapësirën hidrografike. Në referimet e konferencës u trajtuan me një vëmendje të veçantë studimet hidraulike mbi rregullimin e regjimit të ujërave të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës, që përfshinin studimin e një sërë faktorëve për problemet që kërkonin zgjidhje drejt gjetjes së rrugëve të normalizimit të shkaqeve, që shkaktonin situata emergjente të përmbytjeve në zonën e studimit. Për këtë qëllim u studiuan të gjithë të dhënat topografike për ujëmbledhësin e sistemit ujor Liqeni i Shkodrës-Lumi Buna dhe Lumi Drin; u transformuan këto të dhëna në WGS-84 të sistemit koordinativ UTM-34; u formatuan të dhënat për ndërtimin e modelit digjital të terrenit (Digital Terrain Model-DTM) të Lumit Buna; u harmonizuan të dhënat e matjeve batimetrike në Liqenin e Shkodrës, të pjesës shqiptare me ato malazeze për ndërtimin e hartës batimetrike të njehsuar. Në sajë të pajisjes të grupit studimor me një software të avancuar (SOBEK) të kohëve të fundit nga projekti, u realizuan për herë të parë modelime hidraulike, për të cilat u nevojit zgjidhja e disa problemeve që nuk ishin kryer më parë në Shqipëri e Mal të Zi, si organigrama e ekuacioneve të modelimit, ngritja e modelit, kalibrimi i modelit, etj. Bazuar në rezultatet e modelimit hidraulik SOBEK u gjetën ndikimet e Lumit të Drinit, ajo e baticës së Detit Adriatik, të cilat përbënin faktorët për gjetjen e rezultateve të Modelit SOBEK për ngjarjet e përmbytjeve. Modeli hidraulik i ndërtuar në SOBEK është pjesë e Sistemit të Lajmërimit të Hershëm të Përmbytjeve. Bazuar në rezultatet e modelimeve në mënyrë të përmbledhur arrihet në disa rezultate kryesore, të cilat duhen marrë parasysh në të ardhmen e Sistemit Ujor: Liqeni i Shkodrës, Lumi Buna dhe Drini si një nga sistemet ujore më komplekse në Shqipëri për shkak të: ekzistencës së një ujëmbledhësi të përmasave të mëdha e në një zonë me periudha të shirave të dendur (sidomos në tetor-prill), ku në pikën e takimit midis Lumit Buna e Drini përcaktohet ndikimi më i madh i treguesve hidrologjikë dhe të rrjedhës së lumit. Studimi në këtë nyje është një problem i komplikuar hidrologjik dhe hidraulik; për të cilin u ndërtua modeli matematikor i regjimit hidraulik, duke përdorur programin SOBEK dhe bazuar në një terren digjital në sistemin e koordinatave WGS-84, zhvilluar mbi vëzhgimet topografike të kryera në vendet përkatëse në sistemet e koordinatave kombëtare (2005-2006); programi SOBEK u sigurua në kuadër të projektit IPA, Shqipëri- Mali i Zi. Zona e studimit konsiston në 395 profile lumore, nga të cilat 15 i përkasin Liqenit të Shkodrës, 9 profile Lumit Drin para bashkimit me Lumin Buna, 14 profile të tërthorta përshkruajnë grykën e Lumit Buna në Mal të Zi, dhe 12 profile të tërthorta, që përshkruajnë grykën e Lumit Buna në Shqipëri. Modeli hidraulik i ndërtuar në SOBEK u kalibrua në seri kohore për matjet e nivelit të ujit në stacionin e Dajçit (Lumi Buna), Ura e Bunës (Lumi i Bunës), dhe Ura e Bahçallëkut (Lumi Drin) për periudhat e rrjedhjes së ulët dhe të rrjedhjes së lartë. Vlerat e gabimit të pranuara në vlerësimin e performancës së modelit hidraulik pas kalibrimit për rrjedhjen e lartë e të ulët ishin të kënaqshme. Regjimi hidraulik i Lumit Drin ndikohej prej kaskadës së rezervuarit të hidrocentralit në Fierzë, Koman e Vaun e Dejës, digat e të cilave ishin ndërtuar në periudhën 1972 1986. Për pjesën e poshtme të Lumit Drin, përpara bashkimit me Lumin Buna, të dhënat e rrjedhjes janë ndikuar nga çlirimi nga Vau i Dejës. Rezultatet e modelimit tregojnë se Lumi Drin ndikohet shumë prej shkarkimit të Bunës dhe nivelet e rrjedhjes së ujit që nga pika e bashkimit. Luhatjet ditore të Lumit Drin, falë operimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, pasqyrohen në shkarkimet e në nivelin e ujit të Bunës nga pika e bashkimit, gjithashtu nga pjesa e sipërme e Lumit Buna. Ndikimi i detit Adriatik ndikon gjithashtu në regjimin e sistemit ujor Liqeni i Shkodrës Buna Lumi Drin. Simulimet në modelimin e 170-të treguan se efekti i dallgëve me lartësi prej 0,5m për rrjedhjen e ulët ndjehet deri në fshatin Belaj, kurse për luhatjen e lartë, efekti i valës mund të ndihet deri në fshatin Reç. Skenar tjetër i simuluar në SOBEK ishte përmbytja e Janarit të 2010; gjithashtu, rezultatet tregojnë për një mbingarkesë të bregut, veçanërisht në pjesën e sipërme të fshatit Belaj: thellësia e përmbytjeve ndryshon nga 1 m deri 4 m deri në pjesën e sipërme të fshatit Belaj, dhe në pjesën e poshtme të fshatit Belaj deri në det, thellësia e përmbytjes shkon nga 1-3 m. Modeli i llogaritur me SOBEK përdoret në Sistemin e Lajmërimit të Hershëm të Përmbytjeve (Flood Early Warning System) për sistemin ujor të Liqenit të Shkodrës Lumit Buna Lumit Drin, i cili monitorohet prej IGJEUM. Rezultatet e modelit të Rainfall-Runoff Flood Proofs për ngjarje të ndryshme reshjesh në sistemin ujor mund të përdoren si input për modelet hidraulike të ndërtuara në SOBEK për të llogaritur përmbytjet. Kjo dëshmon se për ngjarje të ndryshme të reshjeve në këtë sistem të ujit mund të përdoren si inpute modelet hidraulike ndërtuar në SOBEK për të llogaritur kohën e kërkuar të paralajmërimeve të popullsisë së rajonit të Shkodrës. Gjatë konferencës u diskutuan probleme lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të sistemit ujor të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna, të cilat janë trajtuar gjerësisht në një raport shkencor përfundimtar dhe do të jenë bazë për zbatime në të ardhmen.