Çmimet Shkencore Kombëtare 2018

 

EDICIONI III

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon edicionin e III-të të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Shkencore Kombëtare Vjetore për 2018.


Çmimet që do të jepen janë:


Çmimi i karrierës akademike, për merita jetesore, duke iu referuar vlerësimit retrospektiv të rezultateve në kërkimin akademik-universitar, me rëndësi për shkencën shqiptare dhe jetën e vendit;

Çmimi “Eqrem Çabej” për veprat më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike;

Çmimi “Petrit Radovicka” për veprat apo projektet më të rëndësishme në shkencat natyrore dhe teknike;

Çmimi për studiuesin e ri më të suksesshëm, përzgjedhur prej brezave të rinj të kërkuesve, që në fillimet e punës së tyre shkencore.


Veprat e nominuara për çmimin “Çabej”: “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, nga një grup autorësh; “Arkitektura në Iliri” e akad. Apollon Baçe dhe “Sistemi Tatimor në Shqipëri (shek. XV – vitet 12 shek XXI)”, me autor Adriatik Mateli. 


Veprat e nominuara për çmimin “Radovicka” janë: “Paraja, bankat dhe shoqëria” nga prof. dr. Aristotel Pano dhe akad. Anastas Vangjeli, dhe “Atlas i Florës së Shqipërisë” nga akad. Jani Vangjeli. 


Ndërsa për çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm”, për shkencat shoqërore dhe albanologjike, nominohen: “Etnografi në diktaturë: Dija, Shteti dhe Holokausti ynë” nga prof. asoc. Nebi Bardhoshi dhe dr. Olsi Lelaj dhe “La necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane.” nga prof. asoc. Belisa Muka dhe prof. asoc. Giuseppe Lepore.


Ceremonia do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 5 qershor 2019, ora 11:00, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave. 


Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë ceremoni.

Klikoni për të shkarkuar ftesën.