Shpallje për levizje paralele, pranim në shërbimin civil

Category: Të reja
Written by Nevila
Hits: 3065

Vende të lira pune

1.Përgjegjës i Sektorit të Financës, në Akademinë e Shkencave - kategoria: III-b

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil në këtë pozicion. Lloji diplomës "Shkenca Ekonomike", niveli minimal i diplomës "Master Shkencor". Shih më shumë.


2. Pas verifikimit paraprak për kushtet dhe kërkesat e posaçme të vendit të lirë të punës, kandidatja znj. Vjollca Xhamëni i plotëson kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat për vendin vakant të përgjegjësit të sektorit të financës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Intervista me kandidaten do të zhvillohet më datë 7 janar 2019, në orën 11.00 në ambjentet e Akademisë së Shkencave.


Sektori i Personelit i Akademisë së Shkencave