Ceremonia e Çmimeve Shkencore Kombëtare Vjetore 2018

 

U dhanë sot Çmimet Shkencore Kombëtare 2018 gjatë ceremonisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Edicioni i tretë i ndarjes së çmimeve, ashtu si dhe vitet e kaluara, përfshinte katër çmimet kryesore, të cilat ishin dhe të shoqëruara me diplomën si dhe motivacionin për përzgjedhjen e secilës vepër. Fituesit e çmimeve vijojnë si më poshtë:


Çmimi i karrierës, akademike, për merita jetesore, duke iu referuar vlerësimit retrospektiv të rezultateve në kërkimin akademik-universitar, me rëndësi për shkencën shqiptare dhe jetën e vendit; iu dha akademik Luan Omarit.

Çmimi “Eqrem Çabej” për veprat më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike; iu dha një grupi autorësh për veprën “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”.

Çmimi “Petrit Radovicka” për veprat apo projektet më të rëndësishme në shkencat natyrore dhe teknike; iu dha akademik Jani Vangjelit, për veprën “Atlas i Florës së Shqipërisë”.

Çmimi për kërkuesin e ri më të suksesshëm, përzgjedhur prej brezave të rinj të kërkuesve, që në fillimet e punës së tyre shkencore; iu dha prof. asoc. Belisa Muka dhe prof. asoc. Giuseppe Leppore, për veprën “La necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane.”