Kongresi XII i AIESEE
- Details
- Hits: 3530
Po mbahet Kongresi XII i AIESEE në Bukuresht, Rumani.
Seanca e parë e punës në Kongresin XII iu kushtua albanologjisë dhe lidhjeve të saj me sllavistikën, romanistikën, helenistikën dhe shkenca të tjera.
Referuan: akad. Victor Friedman, prof. Pettya Assenova, prof. Catherine Rudin, prof. Ekaterina Trpomanova, dr. Christina Markou, dr. Bilyana Mihaylova, prof. Artur Karasinski, prof. Irena Sawicka (senior researcher), Dana-Mihaela Zamfir.
Morën pjesë me diskutime prof. Joachim Matzinger, prof. Helmut Schaller, prof. Alexander Novik dhe të tjerë. U trajtuan probleme të gjuhësisë ballkanike, historike, krahasimtare.
Gjatë Kongresit do të paraqiten mbi 20 kumtesa për çështjet shqiptare. Akademia e Shkencave e Shqipërisë përfaqësohet nga akademike Floresha Dado, kryetare e seksionit të shkencave shoqërore ealbanologjike dhe nga akademiku i asociuar Shaban Sinani, sekretar i këtij seksioni.
Një stendë me botimet e Akademisë së Shkencave do të qendrojë e hapur gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të kongresit.