Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderon akad. Petrit Gaçen

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Zgjidhet kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Forumi i dytë

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot forumin e tretë shkencor "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”

Forumi i dytë

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Krijohet pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore e përkohshme e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

Njesia kerkimore e Bioteknologjise dhe Gjenetikes

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Në Shkup të Maqedonisë u mbajt Konferenca triditore kushtuar dygjuhësisë, tregjuhësisë, shumëgjuhësisë

Konferenca e shumëgjuhësisë/Shkup 2020

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë

Çelet Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Konferencë ndërkombëtare "Gjeoshkenca dhe inxhinieria e tërmeteve, sfidat e Ballkanit Perëndimor"

Ditën e sotme, më 26 nëntor 2020, u hap konferenca ndërkombëtare për gjeoshkencat dhe inxhinierinë e tokës, sfidat për rajonin e Ballkanit (ICGEE), e cila do të zgjasë gjer më 28 nëntor.

Kjo konferencë u iniciua dhe organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës (Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), Ministrinë e Infrastrukturës (Shërbimi Gjeologjik, Instituti i Ndërtimit).

Konferenca u zhvillua në përputhje me masat dhe protokollet e përcaktuara nga qeveria shqiptare, për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Shkas i organizimit të kësaj konference ishte tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar - ngjarje që, vlerësuar për nga forca dhe dëmet, në vendin tonë përsëriten një herë në 30-40 vjet.

Konferenca në fjalë synon të nxisë nevojën e komunikimit e të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis qendrave kërkimore, shkencëtarëve e studiuesve, të cilët dëshmuan të njëjtën shkallë solidariteti si gjithë rajoni dhe kontintenti.

Në kuadër të vlerësimi të historisë dhe parahistorisë së tërmetit të 26 nëntorit; të pasojave dhe plagëve të shkaktuara prej tij; të kontekstit gjeosizmik rajonal; të kushtëzimeve me dukuri natyrore më të përgjithshme; të rrethanave e kushteve të daljes prej gjendjes së urgjencës në atë të normalitetit të përkohshëm, deri tek shërimi i pasojave, ringritja e rindërtimi, u bashkuan në një nismë shkencore komiteti organizator lokal, si dhe komitetit shkencor ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare është tregues i rëndësisë së madhe të këtij eventi, i cili është padyshim aktiviteti më i rëndësishëm i organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për vitin 2020.

Studiuesit e sizmologjisë dhe inxhinierisë së tërmeteve, që iu bashkuan nismës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, janë prej 14 shtetesh, që nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e Greqia, fqinjët tanë të drejtpërdrejtë; nga vendet e rajonit: Bullgaria, Turqia e Serbia; si dhe Italia, Izraeli e Franca; nga studiues të dedikuar këtyre fushave edhe prej vendesh të largëta, si Amerika, India, Zelanda e Re dhe Skocia.

Kjo konferencë ka si qëllim dhe do të ndihmojë me punimet e saj, me konkluzionet e rekomandimet kryesore, për të forcuar e institucionalizuar bashkëpunimin midis nesh edhe në të ardhmen e afërt, për organizimin e punës nga institucionet dhe shërbimet shtetërore përkatëse; për verifikimin e gjendjes së standardeve të detyrueshme parandaluese të sizmikës në ndërtime sipas rajonalizimit të ngushtë; për rishikimin e kërkesave për lejimin e ndërtimeve publike; për futjen e kodeve europiane si koncepte detyruese për ndërtime rezistente e të qëndrueshme.

 

Gjithashtu në konferencë u bë paraqitja e librit të abstrakteve të kumtuesve, ku konstatohet se ishin paraqitur mbi 260 veta, autorë e bashkautorë, studiues të fushave përkatëse, për të referuar para një publiku të gjerë, për rreth 100 tema dhe argumente, mbështetur në rezultatet e punës dhe eksperiencës shumëvjeçare, të tyre e të vendeve të tyre.