Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 


Biblioteka e ilirologut, arkeologut dhe albanologut Aleksandër Stipčević i dhurohet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

 

 

Sot paradite, në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë në Zagreb, u bë dorëzimi i bibliotekës së akademikut kroat me origjinë prej arbëneshëve të Zarës Aleksandër Stipčević Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Sipas vullnetit testamentar të të ndjerit akademik Stipčević, pjesa albanologjike e kësaj biblioteke iu la si trashëgimi këtij institucioni. Ceremonia u zhvillua me praninë e bashkëshortes së të ndjerit, të Ambasadorit të Shqipërisë në Zagreb Riza Poda, të ish-ambasadores Miriam Deponte, të diplomatëve, miqve të Shqipërisë dhe shtypit. Morën pjesë edhe deputetë të parlamentit kroat, drejtues të shoqatave kulturore-atdhetare të shqiptarëve në Kroaci, si dhe të një ekipi të Akademisë së Shkencave.


Ambasadori Riza Poda, përmes një fjale të shkurtër, vlerësoi kontributet e dijetarit kroat për historinë e Shqipërisë që nga periudha ilire. Miriam Deponte evokoi dëshirën e Stipčević-it për ta dorëzuar bibliotekën e tij (pjesa albanologjike) në Shqipëri. Bashkëshortja e të ndjerit Stipčević kujtoi lidhjet e forta të dijetarit me Shqipërinë. Prof. Irakli Koçollari, duke folur në emër të studiuesve nga Tirana, siguroi se dhurata e çmuar që iu dorëzua Akademisë së Shkencave do të çmohet me shumë vlerësim e dashamirësi në këtë institucion dhe do të ruhet si koleksion më vete, që do të mbajë emrin e dhuruesit.